Daut Haradinaj: Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë

Më 6 qershor 1999, pak ditë para çlirimit, ishte beteja e fundit e Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla. Atë ditë ranë shokët e mi, Shpend Malaj dhe Burim Mustafaj, luftëtarë të zotë e sypatrembur që nuk iu ra morali asnjëherë, me gjithë rraskapitjen në beteja të njëpasnjëshme.
Kjo datë shënon gjithashtu, rënien heroike të dëshmorit Jeton Dedushaj dhe 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të luftëtarit të shquar të Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’, Zeqir Nimonaj.
Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, ata vazhdojnë të mbesin të gjallë në kujtesën time.
Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë.
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Eriton A. Krasniqi: Ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, babai Azem Januz Krasniqi

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka …