Gjykata Speciale

Aidan Hehir: Perëndimi po ledhaton Serbinë, duke harruar se kush ishte viktima e kush agresori në luftën e Kosovës

Kritik në punën e Gjykatës Speciale është treguar profesori nga Westminster University Aidan Hehir. Hehir ka thënë se po harrohet se kush ishte viktima e kush agresori në luftën e fundit në Kosovë. Derisa Gjykata Speciale po intensifikon punën e saj dhe së shpejti pritet të fillojnë gjykimet e para, kritikat ndaj saj nuk po pushojnë. Profesori nga Westminster University Aidan Hehir thotë se Specialja është një gjykatë e imponuar nga ndërkombëtare dhe nuk po përshtatet me parimet e drejtësisë. Njohësi i çështjeve të drejtësisë akuzon perëndimin se po ledhaton Serbinë, pasi sipas tij në luftën e fundit në Kosovë agresori ishte Serbia. Hulumtuesi thotë se edhe ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin në botë, kanë pasur ndikimin e tyre në situatën politike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti "Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit" është i pavërtetë dhe tendencioz

Ahmet Grajqevci: Serbia po e mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve, BE-ja duhet të rrisë presionin

Kryetari i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, Ahmet …