Aktivistë të Vetëvendosjes në Mitrovicë sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik para tunelit në hyrje të këtij qyteti

Më një aksion simbolik para tunelit të Mitrovicës sot është paralajmëruar protestë me 1 maj nëse nuk hapet për lëvizje

Aktivistë të Vetëvendosjes në Mitrovicë, kanë ndërmarrë sot një aksion simbolik para tunelit në hyrje të këtij qyteti, në shenjë pakënaqësie për, siç thonë ata, zvarritjen e punimeve të cilat po bëhen në sanimin e këtij tuneli. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Deri kur o Pal”, “Mërgata po vjen, po kah po i bie”, “Pal ik” dhe të ngjashme, ndërsa kanë vendosur mbi tunel një pano me dimensione më të mëdha dhe me fotografi, ku shkruan “Jo bllokimit, Po lëvizjes së lirë”. Aktivistët po ashtu kërkuan përgjegjësi nga vetë ministri i Infrastrukturës për, siç thanë zvarritjen e punimeve, ndërsa paralajmëruan protestë para kësaj Ministrie nëse tuneli nuk hapet deri më 1 maj. Ata kanë qëndruar rreth gjysmë ore para tunelit, ndërsa ngjarja është vëzhguar gjatë gjithë kohës nga pjesëtarët e policisë. Derisa aksioni i Vetëvendosjes po zhvillohej, në tunel vëreheshin punëtorë duke punuar, por ata nuk deshën të flasin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …