U mbajt tryezë lidhur me Projekt-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura

Në tryezën e cila u mbajt sot, me datën 24.04.2019 , në Hotel AFA lidhur me Projekt-Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura, morën pjese përfaqësues nga KMM, SHGJK, MZHE, Kuvendi i Kosovës, Trepça, Fakulteti i Gjeoshkencave, Kolegji GLOBUS, përfaqësues të Kompanive Minerare Ndërkombëtare, Ekspert të pavarur etj. u nxorën këto konkluzione:

  1. Në rast se KPMM-ja shkrihet apo në çfarëdo forme bashkohet në kuadër të Shërbimit Gjeologjik, do të vije deri tek de funksionalizimi i KPMM-së, dhe rrjedhimisht do të shënohet regres në industrinë minerare në vend, duke ditur që përgjegjësit e këtyre dy institucioneve janë të natyrave të ndryshme dhe më në fund do të vij edhe deri tek konflikti i interesit në menaxhimin e sektorit minerar.

  2. Praktikë standarde por edhe shkencore është që sektori minerar menaxhohet nga dy Shtylla të Pavarura:

  3. Institucioni Minerar ne këtë rast KPMM-ja dhe

  4. Gjeologjike – SHGJK, dhe si të tilla nuk mund të integrohen

  5. Ky ristrukturim bie në kundërshtim me Strategjinë Minerare e cila është miratuar në vitin 2012 në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dhe rrjedhimisht është në kundërshtim me të gjitha praktikat ndërkombëtare për menaxhimin e sektorit minerar.

  6. Krejt kjo do të sjell mos zhvillimin ekonomik, e rrjedhimisht do të ketë pasoja në ekonominë dhe punësimin në vend, kur dihet që përkundër vështirësive ky sektor punëson mbi 20, 000.00 veta, dhe po ashtu kontribuon në Buxhetin e Republikës së Kosovës mesatarisht mbi 30 mln Euro në vit, ndërsa që impakti indirekt mund të vlerësohet 200 mln. Euro.

  7. KPMM-ja funksion si Rregullator i sektorit minerar, si dhe koordinimi i tillë ndërmjet Qeverisë, Kuvendit, Qeverisë dhe KPMM-se është duke funksionuar shumë mirë, kjo u konstatua nga përfaqësuesit e kompanive të huaja minerare që janë duke vepruar në Kosovë.

  8. Po ashtu vet rritja progresive e të Hyrave nga renta minerare është një argument i mirëfunksionimit të KPMM-së dhe vet sektorit minerar në vend.

  9. U konkludua që është imperativ kohor, avancimi i zhvillimit të sektorit minerar duke miratuar Ligjin e Ri për Miniera dhe Minerale i cili është në procedura të miratimit në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

  10. Shërbimi Gjeologjik i Kosovës të vazhdoj fuqizimin e tij në ofrimin e shërbimve tekniko shkencore të rëndësishme Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe për palë të treta.

  11. KPMM-ja të trajtohet mbi bazën e kapitullit 3. të Ligjit për Reforma në Administratën Publike, në të cilin parashihet që Agjencitë e Pavarura i raportojnë Kuvendit ndërsa rregullimi i brendshëm bëhet në përputhje me Ligjin për Administratë Publike.

  12. KPMM-ja si institucion duhet të ruhet si e tillë, por që kjo nënkupton reformë të vazhdueshme jo vetëm në KPMM, por në tërë sektorin minerar por kurresesi duke bashkuar KPMM-në dhe SHGJK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …