Kurti

Albin Kurti: Akuzat e deputetit, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për takimin e 27 shkurtit, i cili do të mbahet në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë  para gazetarëve se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian. Duke folur për çështjen e Asociacionit, ai ka thënë se janë pesë fjali të preambulës me 10 nene, duke shtuar se beson që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë. Albin Kurti ka folur edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. Vetëvendosja  është subjekt i madh politik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt, ka thënë Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …