leoni

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që kap vlerën e 3.6 miliardë eurove, rreth 9% më i lartë se ai i vitit 2024 dhe 60% më i lartë se në 2020.

Përmes një postimi, Kurti tha se buxheti përfshin paga më të larta për sektorin publik, pensione të rritura me 20%, dhe shtesa të rritura për fëmijët. Ai gjithashtu përmban mbështetje për bizneset, gratë ndërmarrëse, të rinjtë dhe bujqit.

“Ky është buxheti i qytetarëve dhe për qytetarët, për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e ekonomisë,” shkroi Kurti, duke falënderuar deputetët për mbështetjen. Buxheti u miratua me 61 vota për, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …