David Phillips: Marrëdhëniet e vështira të Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Albin Kurti: Deklarata e Blinkenit është e padrejtë dhe e gabuar, lënduese dhe shumë naive (!)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë kundër këshillës së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet. Kryeministri, Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë. Ai deklaroi se  jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit. Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”. Prej asaj deklarate, Kurti ka thënë se ka folur me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka thënë se Escobar u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i dërgojnë kryetarët në objekte të tjera, apo edhe të punojnë prej shtëpisë, por Kurti kërkesë që ai e ka refuzuar. Nuk mund të kemi kryetarë me Zoom ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike, nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste”, ka shtuar ai. Kjo papërgjegjësi dhe ky naivitet i Kurtit arrin kulmin e qëndrimit të tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  T i thuhet naiv, Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk është vetëm arrogancë, por në radhë të parë një papërgjegjësi e rrezikshme, jo vetëm për atë vetë por në një masë edhe për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …