Albin Kurti: Fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, që kemi arritur me Serbinë, pastaj ajo e Uashingtonit

Albin Kurti kërkon që fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e vitit 2023 pastaj ajo e Uashingtonit. I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë, nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit, insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet. “Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …