Albin Kurti

Albin Kurti, thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është injorant ordiner

Pasi deklarata e Albin Kurtit se mund të ketë luftë në Kosovë brenda pesë vjetësh, u komentua nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi si “qesharake, absurde, por edhe e  rrezikshme dhe e papranueshme, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai është shprehur se “i ashtuquajturi” kryetar i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata ime është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që Atifete Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky! Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Hashim Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu”, ka thënë mes tjerash, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …