Visar Ymeri

Visar Ymeri: Seanca e një shtatorit është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar edhe një herë se seanca e një shtatorit është fundi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ditë kjo kur republikës iu mbrojt territori. Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin është e papranueshme nga populli i Kosovës dhe meqë është mbrojtur nga Thaçi dhe Mustafa, gabimi ka qenë i vetëdijshëm. Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektarë por kundërshtimi i përbashkët dëshmoi që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa. Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …