leoni

Aleksander Vuçiq

Aleksander Vuçiq nuk firmosi deklaratën e përbashkët përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me qëndrimet përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, pasi nuk ka rënë dakord me pjesën në të cilën vendosen sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Siç raportojnë mediat vendase, Vuçiq u shpreh gjatë konferencës për media, se Serbia nuk do të marrë pjesë në vendosjen e masave kufizuese kundër Rusisë. Nuk mund të pajtohem apo të qëndroj pas deklaratës, pasi nuk isha unë ai që e shkrova deklaratën, por duhet ta them se ne nuk ramë dakord për sanksionet kundër Rusisë. Është fakt, dhe disa njerëzve u pëlqen, kurse disa të tjerëve jo. E thashë që sjellja ndaj sanksioneve është aktualisht, sjellja ndaj qytetarëve serbë. Nuk është normale që ne të marrim pjesë në politika të tilla. Ne e kuptuam mirë mesazhin e BE-së, e kuptova edhe gjatë diskutimit, ka thënë kryetari i Serbisë,  Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …