23 vjet më parë në vendin e quajtur "Likenet e Hasit", gjatë luftimeve, në Gorozhup të Pashtrikut kanë rënë 43 dëshmorë

Ali Uka: Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Pashtriku qëndruan heroikisht në mbrojtje të vendit

Në 26 vjetorin e luftës dhe të qëndresës heroike të bijve më të mirë të orëve të para të lirisë, për thyerjen e kufirit shqiptaro – shqiptar, të 14 dhjetorit të 1998- së, të atij dimri të acartë e me plot borë, malet e Pashtrikut qëndronin së bashku me luftëtarët e UÇK-së, qëndronin dhe luftonin për thyerjen e kufirit me çdo çmim, për t’ju sjellë armë luftëtarëve të rinj, luftëtarërve të lirisë, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atë ditë, pas një lufte të madhe dhe heroike, Pashtriku u la me gjak. Gjaku dhe bora u bënë një!. Toka e Arbrit po lahej prap me gjak, për t’i ngritur themelet më të forta, themelet e çelikta, që fëmijët tanë të jenë të lirë, si të gjithë fëmijët e tjerë të botës.

Po bëhen 26 vjet të luftës dhe të qëndresës heroike të bijve tanë, të cilët i treguan botës, se kur është në pyetje liria e këtij populli dhe kësaj toke, djemtë e saj ngrihen si feniksi për të qëndruar shqiponjë midis shqiponjash, si gjitherë gjatë shekujve.

Aty qëndronin bijtë më të mirë të gjitha cepeve të trojeve etnike të Arbërisë. Orë të liga. Bashkimi i shpëtonte ata. Shqiptarët, ishin buzë kufirit: “të jesh apo të mos jesh”. Adem Jashari lëshoi kushtrimin!. Në Drenicë pushtuesit serbosllavë i thyen hundët. Drenica u zgjua me orë të bardha. Krushqit e lirisë shtonin radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dita ditës rritej dhe shumfishohej numri i tyre.

Numri i tyre shtohej në fusha, male dhe qytete. U Krijuan njësi pas njësie, brigadë pas brigade dhe zonë pas zone. Komandantit legjendar iu bashkuan edhe djemtë më të mirë të Zonës së Neredimes. Carraleva jep kushtrimin. Këtu i këputën aotrtën, forcave pushtuese serbe, djemtë e UÇK-së. Me shtimin e radhëve të saj, ndihej edhe mungesa për armë. Për armë, vullnetarishtë renditen shumë. Vëllau donte t’ia kaloi vëllaut, shoku shokut, dhe rendi shtohej. Shtigjeve të krenarisë shkonin edhe: Kadri Ademaj, Fadil Rashiti, Afrim Musliu, Ramadan Elshani, Arben Hyseni, Xheladin Xheladini, Selim Selimi, Hafir Bajrami e shumë e shumë të tjerë.

Të prirë nga komandanti Mujë Krasniqi, shpejtonin nëpër acarin dhe borën e akulltë për t’u sjellur armë sa më shpejtë luftëtarëve të lirisë. Shpejtonte Muja dhe meditonte tokën e Kosovës, tokën bukëdhënse, tokën të lirë, ku edhe thuri vargjet për këngën e lirisë. Shpejtonte. Koha s’priste! Pashtriku heshte! Kjo do të jetë histori e re! … Meditonte komandant “Kapuçi”! 14 Dhjetori po agonte! Luftëtarët po përballeshin me borën dhe acarin! Pëballeshin me peshën e rëndë, por qëndronin të fort. As bora e acartë dhe as armët e rënda si ndalnin! Prites po i afrohej karvani i lirisë! 14 Dhetori i ’98-tës, do të shënohen në histori, për qëndresën dhe për heroizmin e luftëtarëve të lirirsë. Muja në ballë lëshon kushtrimin! Beteja fillon! Lufta po zgjatë! Në fushën e betejës bien heroikisht 41 dëshmorë. Ata me gjakun e tyre i sollën rrezet e lirisë. Gjaku u bë njësh me tokën e bardhë të nënës Kosovë. Dhe po rdhjedh venave të tësaj toke. Ajo po i ngrit themelet e atdheut më të forta. Kënga edhe sot vazhdon ritmin e LIRISË.

Liria është e shtrenjtë, ajo vetëm me gjak paguhet!

Kadri Ademaj u lind në janar të vitit 1975, në fshatin Petrovë. Janari sikur lidhet me shumë çka të madhe, janari i lidjeve të mëdha. Mësimet e para, Kadriu i mori në shkollën fillore “Bajram Curri” të fshatit Petrovë. Mësimet e mesme i kreu në Shtime, kurse shkollën e lartë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu me sukses në Prishtinë. Që në betejën e parë, në Blinajë, kishte treguar një guxim dhe heroizëm të madh. Gjithashtu edhe në betejat e mëvonshme, si në: Rancë, Carralevë, Jezerc e të tjera, ndër të parët këtu dha provimin e diplomës me dhjetëshe. Aty, ku atdheu ishte në rrezik, aty e gjejmë Kadriun, Fadilin, Afrimin, Cubin, Gurselin, Bajramin e shumë luftëtarë trima. Më 14 dhjetor të vitit 1998, në luftë me pushtuesin serbo-sllavë, në mallet e Pashtrikut, bien heroikisht. Pas një beteje të madhe, pas një lufte heroike, bien trimat e lirisë, me komandant Mujë Krasniqin. Kadri Ademaj është njëri nga 41 lulet e kuqe maji të shndërruar në permendore të lirisë në fushën e Polacit, të Morinës dhe krejt Kosovës.

Fadil Rashiti u lind po në janar të vitit 1975 në fshatin Petrovë. Mësimet e para i kreu në fshat, të mesmet në medresenë “Alaudin” në Prishtinë, për t’i vazhduar studimet në Fakultetin e Teologjisë. Fadili ishte para diplomimit, kur kyçet në radhët e UÇK-së. Nga beteja e Blinajës del me një përvojë më të madhe dhe me një guxim e krenari të lartë. Për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar dhe për t’ju sjellë armë ushtarëve të lirisë, bie në pritat e pushtuesve sllavë. Këtu ranë 41 zogjësh shqiponjash, ranë për të mos vdekur kurrë. Fadili dhe Kadriu gjatë tërë jetës ishin të pandashëm dhe as vdekja nuk arriti t’i ndajë. Ata sot i bëjnë roje nderi Shtimes, Kosovës dhe Lirisë.

Afrim Musliu lindi më 1970 në fshatin Belinc të Shtimes, në një familje të varfur ekonomikisht, por me tradita të larta atdhetare. Mësimet e para i mori në Shkollën fillore të fshatit Reçak, ku ishte frymëzuar nga arsimtarët e gjuhës dhe të historisë për heroizmin dhe për atdhedashurinë. Kur atdheu ishte në rrezik, Afrimi s’priti bekimin e partive politike në pushtet, por parti të vetme kishte shqiptarinë, dhe për të u flijua në malet e shenjta të Kosovës.

Edhe pse Afrimi, nuk e priti lirinë, ai ishte betuar se do të luftonte deri në fund pushtuesin dhe barbarët e ardhur nga Karpatet. Për aftësitë ushtarake të treguar gjatë betejave e kishin emëruar komandant. Jeta e Afrimit është shndërruar në përjetësi dhe do të mbetet në histori për luftën, për bashkimin e trojeve shqiptare.

Shqiponja që me krahët i mbronte zogjtë e vet!

Ramadan Elshani i njohur me emrin luftarak “Dani”, u lind më 1969 në Shtime, në një familje me tradita atdhetare të ardhur nga Drenica. Për Danin dhe të katër fëmijët kujdesej nënë Hajria, pasi i shoqi i kishte ndëruar jetë qysh i ri. Nënë Hajria, e lindur nga dera e trimërisë dhe nga dera e qëndresës drenicare, nuk e pati të vështirë t’i edukonte fëmijët me dashurinë për lirinë e shqiptarisë. “Dani” ishte fëmiu më i madh i nënë Hajrisë, ishte ai ndër të parët që kishte rrokur armët për t’u renditur në Brigadën e lavdieshme 121 “Kumanova”. Ai kishte luftuar në Blinajë, Carralevë, Rancë, Llapushnik e të tjera. Në çdo betejë kishte treguar një heroizëm të pashoq së bashku me komandant Luanin, të cilin e kishte dajë. Edhe Dani e pa të arsyeshme që ushtarëve të rinj të UÇK-së duhej me çdo kusht t’u sjellte armë, kalon kufirin së bashku me shumë luftëtarë, me armë të ngarkuar në shpinë, nëpër atë acar dhjetori, ia mësyenë Kosovës. Dani edhe pse i plagosur rëndë, lufton deri në frymën e fundit për të mbajtur amanetin që i kishte dhënë nënë Hajriesë, dhe betimin mbi flamurë. Ai ra si një shqiponjë duke i mbrojtur zogjët e vet.

Arben Hyseni u lind në fshatin Godanc të Epërm. Arbeni mësimet e para i mori në shkollën e fshatit. Mësimet e mesme i vazhdoi në Medresënë “Allaudin” të Prishtinës. I gjyshi i Arbenit, pas Luftës së Dytë, s’ishte pajtuar që Kosova të mbetej nën Jugosllavinë. Ai së bashku me vëllezërit ngujohen në kullën e Gurit, dhe luftojnë me xhandarmërinë, çetnikët dhe me ushtrinë pushtuese si dhe me kuislingët dhe puthadorët që i shërbeniun me nder atij pushtuesi. Arbeni edhe pse i ri, kishte mbushur vetëm 17 pranvera, hyri në radhët e UÇK-së. Ai vepronte në Brigadën e lavdieshmne 121 “Kumanova” së bashku me Danin dhe shumë shokët të idealit. Edhe Arbeni kishte shkuar në Shqipëri, për të sjellur armë. Më 14 dhjetor pas një lufte të ashpër në mallet e Pashtrikut, Arbeni bie në fushën e  betejës për lirinë e Kosovës. Të 41dëshmorët e rënë ishin simbol i qëndresës heroike . Trupi i Arbenit tani pushon në varrezat e Morinës të Drenicës heroike së bashku me  mijëra shokë të idealit.

Xheladin Xheladini u lind në fshatin Carralevë. Edhe Xheladini frymzimin e gjeti tek malet e Carralevës, të cilat gjatë gjithë histories qëndruan kryelartë dhe të pamposhtura gjatë luftërave për liri. Malet e Carralevës ishin frymëzim edhe për shumë luftëtarë edhe për Xheladinin, për të rrokur pushkën dhe për t’u radhitur në radhët e UÇK-së. Xheladini mësimet e para i morri në vendlindje, ato të mesmet në Shtime. Në betejën e Carralevës Xheladini me trimat e lirisë: Jetë Hasani, Ramiz Qeriqi e shumë trima tjerë ishin të parët që i dhanë grusht të fortë armikut barbar. Vullnetarisht radhitet në radhët e atyre që caktohen për të sjellur armë për atdheun, që atdheu i tij, po rënkonte nga pushtuesit serbë. Xheladini, më 14 dhjetor bie heroikisht, me amanetin e fundit lënë shokëve, “ta vazhdoni luftën deri në fitoren e lirisë dhe të pavarësisë”.

Pashtriku i larë me gjak!

Selim Selimiu u lind në fshatin Belinc, mësimet e para i kreu në shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime. Selimi së bashku me Afrimin Musliun, kyqen ndër të parët në radhët e UÇK-së. Për formimin e Zonës së Neredimes edhe Selimi dha një kontribut të çmuar. Për t’i dalë në mbrojtje Kosovës, Selimi i lë studimet dhe në shumë beteja të përgjakshme u shqua për trimëri dhe për heroizëm të rradhë. Rrugën, Kosovë-Shqipëri, Selimi së bashku me Afrimin e kishin kaluar shumë herë, për të sjellur armë dhe mjetet të tjera të nevojshme për UÇK-në. Selimi së bashku më shumë luftëtarë shpejtonin me barrën e rëndë të armëve për Kosovë. Pashtriku atë ditë jehoi fuqishëm nga armët dhe nga qëndresa e trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Muja ishte në ballë të kolonës, Gjergj Elez Alia vet, me shtatë plag në trup, ishte Muja i betejave dhe i qëndresave. Pas një lufte të madhe Selimi së bashku me komandantin e tij, bijnë heroikisht. Ata ishin shokë të dashur dhe luftëtarë të dëshmuar, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë. Ranë për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, për ta thyer kufirin e vdekjes, në atë dimër të acarrt, ranë për liri. Lirinë me gjakun e kuq e sollën ata. Ata e fituan edhe pavdekësinë.

Hafir Bajrami, ishte më i riu në radhët e UÇK-së, që ende nuk i kishte mbushur 17 pranvera. Ai s’mundi të qëndroj anash dhe t’i bëj sehir luftës, se kishte shpirtin luftarak, kishte guximin dhe idealin për liri. Hafiri në betejën e Zborcit, edhe pse s’ishte i armatosur, për tri ditë, sa zgjati kjo betejë, vraponte mes për mes plumbave të armikut për t’u bartur bukë dhe armë ushtarëve të lirisë nëpër istikame. Hafiri u lind në fshatin Zborc më 1982, në një familje me tradita atdhetare. Mësimet e shkollës fillore i mori në Carralevë. Aty, djemtë e shqiptarisë bënë betejat heroike, dhe këto male të larta e kishin arsyen të mbanin kokën lartë. Këto male e frymëzuan edhe Hafirin dhe shumë shokë të tij. Djemtë e Zborcit u radhitën ndër të parët në UÇK. Hafiri kurrë nuk ju nda shokëve. Ai ishte në beteja, në istikame, pra ç’do kund ku kishte nevojë ishte Hafiri. Edhe për bartjen e armeve, Hafiri ishte i pari. Ishte më se i lumtur kur takohej me komandant Kapuçin dhe me luftëtarë të tjerë. Këto i jepnin fuqinë dhe krenarinë. Gjithmonë ishte i qeshur dhe i lumtur që kishte veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilës s’iu nda deri në vdekje. Edhe më 14 dhjetor të atij viti, Hafiri edhe pse i ri, tregoi se si luftohet për liri. Ai u vërsuel i pari në mbrojtje të shokëve dhe të komandantit. Ra më buzën në gaz se po vdeste për lirinë e Kosovës, për lirinë e shqiptarisë. Lavdi dëshmorëve të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …