Aliu: Shkaktar i problemeve energjetike të Kosovës është Serbia

Aliu: Shkaktar i problemeve energjetike të Kosovës është Serbia

Njohësi i fushës së energjetikës, Fatos Aliu ka thënë se shkaktar i problemeve energjetike të Kosovës është Serbia. Ai ka theksuar se Kosova është shembull i varfërisë energjetike në rajon të Evropës Juglindore, dhe ky nuk është thjesht problem social, por politik, që po shkaktohet pikërisht nga obstruksionet e Serbisë për inkuadrimin e Kosovës në ENTSOE (në Rrjetin e Sistemit Evropian të Operimit dhe Transmisionit). Përveç kësaj, ajo po bllokon edhe lëshimin në funksion të linjës 400kV Kosovë – Shqipëri. Serbia po përfiton me vite të tëra në kurriz të Kosovës nga kjo bllokadë që po shkakton, pa llogaritur këtu edhe ngarkesën që po i shkaktohet qytetarëve të Kosovës, për të kompensuar pagesën e energjisë elektrike të konsumuar nga qytetarët serbe nga pjesa veriore e Kosovës. Fatkeqësisht, as politikat tona, as ato të BE, përpos zotimeve dhe deklarimeve, nuk po e dëshmojnë vullnetin e domosdoshëm për ta ndaluar këtë padrejtësi ndaj Kosovës, ka theksuar njohësi i fushës së energjetikës, Fatos Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …