Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë, thirrje qytetarëve të saj, për kujdes gjatë festës së Pashkëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri, që të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve. Në komunikatën e ambasadës së SHBA-së, thuhet se terroristët në rajon, kanë kërkuar edhe më herët që të sulmojnë kisha apo vende festash, ndaj qytetarët amerikanë duhet të rishikojnë planet personale të sigurisë. “Mbani nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj, gjatë festës së Pashkëve”, thuhet në apelin e ambasadës amerikane, për qytetarët e saj.Kjo thirrje vjen dy ditë para festës së Pashkëve dhe ambasada paralajmëron qytetarët e saj, për sulme të mundëshme terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …