leoni

Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut që nga viti 2013

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, ka deklaruar për mediet në Serbi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e dialogut nga viti 2013 dhe se do të dizajnohet ashtu si do të përcaktohet nga të dyja palët në negociata. Ai tha se po bisedohet për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit së shpejti dhe shtoi se do të jetë një mundësi për të sqaruar disa gjëra. I pyetur se cili është afati për formimin e Asociacionit, nëse është periudha para apo pas zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës, Hill tha se “nuk mund të flas për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar foli për disa afate të gjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023”. Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, të sigurojmë që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”, tha Kristofer Hill.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …