Ambasadori amerikan, Xhefri Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e ministrit, Xhelal Sveçla, lidhur me Millan Radojçiqin

Në një deklaratë për mediet,  lidhur me zhvillimet e fundit, në veri të Kosovës,  ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është cituar të ketë deklaruar  se sulmi në Banjskë të Zveçanit  është kryer nga një grup profesionistësh dhe pas tyre fshihet ndonjë strukturë. Më lejoni të them se keni të bëjmë  sulm shumë serioz… Institucionet e sigurisë amerikane  po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. Hovenier  saktësoi më tej se nuk ishte një grup i organizuar spontanisht nga individë, qytetarë, por ishte një grup i organizuar mirë që do të thotë se prapa tyre qëndron ndonjë strukturë. Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, si pjesë e grupit sulmues. Ai tha se e ka parë këtë video, por nuk do ta komentojë. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim shumë seriozisht, the mes tjerash, ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …