Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i dorëzon medaljen “Urdhëri i Lirisë” këshilltarit të Trumpit, Robert O’Brien

Ambasadorja Çitaku i dorëzon medaljen “Urdhëri i Lirisë” këshilltarit të Trumpit, Robert O’Brien

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të kryetarit Trump, medaljen “Urdhëri i Lirisë”. Me këtë rast O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. “Thellë i nderuar për t’u prezantuar me medaljen e meritave të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për të lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, ka shkruar O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …