Annalena Baerbock e Tanja Fajon, duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
Slovenija, Ljubljana , 05.12.2023, 05.december 2023, Ministrici Tanja Fajon in Annalene Baerbock govorita na novinarski konferenci .politika Foto:Borut Živuloviæ/Bobo

Annalena Baerbock e Tanja Fajon, duan ta shtyjnë përpara anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ajo e Sllovenisë, Tanja  Fajon, kanë deklaruar se duan  ta shtyjnë përpara anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pasi ky zgjerim është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Është shumë e rëndësishme që në të njëjtën kohë me procesin e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Ballkani Perëndimor të mos lihet anash. Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Tanja Fajon. Ajo u ankua për largimin e shumë të rinjve nga vendet e kësaj pjese të Evropës, si pasojë e mungesës së perspektivës. Ata nuk kanë më besim në historinë e këtij procesi të zgjerimit”, tha Tanja Fajon. Nuk mund të ketë zona gri në Evropë, në një kohë kur kryetari rus, Vladimir Putin me  çmendurinë e tij perandorake po sulmon jo vetëm Ukrainën, por edhe rendin e paqes në Evropë, andaj duhet të jetë e qartë se ne e mbrojmë këtë paqe. Këtë  qëndrim e demonstruan 55 shtetet në takimin e fundit të OSBE-së, në Shkup, dhe kjo vlen edhe më shumë për Bashkimin Evropian,  nënvizoi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …