Vitia: Malishevës nuk do t’i mungojë asgjë sa i përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë

Kryeministri në detyrë i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, sot kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari Ragip Begaj, drejtori i Shëndetësisë, Liridon Hoti dhe zëvendës-komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Zenel Halitaj. Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do t’i mungojë asgjë sa iu përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë. Ai bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që t’i zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit të COVID-19. “Virusi është i paparashikueshëm, prandaj kujdesi dhe mbajtja e distancës është e vetmja mënyrë për ta luftuar”, tha Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …