Arbërie Nagavci: Është shumë e rëndësishme që maturantët të kenë rezultate reale nga Testi i Maturës

Arbërie Nagavci: Mësimdhënësit nuk do të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se vendimi për mësim plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë, si dhe vendimi për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, janë analizuar mirë dhe me kujdes. Në të dyja rastet, ajo thotë se është marrë parasysh interesi më i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministrja thekson se mësimdhënësve nuk do t’u kërkohet që të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji. Ajo shprehet e bindur dhe thotë se si ministri posedojnë raporte, se në shumë raste mësimdhënësit janë duke mbajtur qoftë orë plotësuese ose aktivitete tjera në përmirësim të rezultateve të nxënësve. Ndërkaq, sa i përket vendimit për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, Nagavci thotë se kanë pranuar mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe të Filozofisë, studentët e të cilëve janë të gatshëm të kontribuojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …