leoni

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare

Profesori i së Drejtës Kushtetuese,  Arsim Bajrami, thotë se marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë e vë Kosovën para detyrimeve ndërkombëtare.  Kosova duhet të nisë “menjëherë” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky asociacion nuk përmendet në mënyrë specifike në Marrëveshje, por Neni 10 i saj kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Për Asociacionin është rënë dakord në vitin 2013, por Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar kurrë, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit, ndërkaq, thotë se Kosova dhe Serbi duhet të “sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”. Kjo marrëveshje, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, është bërë publike më 27 shkurt, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar Aneksin e zbatimit të saj gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në vitin 2015, ka konstatuar se disa parime të Marrëvshjes për Asociacionin nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …