Artan Duka: E shkuara që shkruan të ardhmen!

Retorika revanshiste bardhё e zi ndaj sё shkuarёs pas viteve 90 nuk kurseu punёn e luftёn duke pёrfolur deri edhe sakrificёn sublime qё nderojmё ҫdo 5 maj. U anatemua rindёrtimi e zhvillimi ekonomik, arritjet social-kulturore, gjithshka me “vulё” socialiste u konsiderua “e solli koha” nga kori revanshist, tezё kjo qё ironizohet sot nga Rama kur flitet pёr arritjet e tij ndonse ai vetё, kur flet pёr tё shkuarёn, e pёrflet atё.
Anatemimi i punёs nё socializёm nuk suprizon kёnd kur mendon se revanshizmi kaloi “ylberin” e pati fytyrё tё anatemonte atё qё konsiderohet tabu edhe nё perёndimin demokratik e ADN e BE, luftёn ndaj Boshtit dhe heronjtё e protagonistёt e saj.
LANҪ u quajt luftё civile, seminare e botime tё sponzorizuara nga politika e bёnё numrin e tё rёnёve lojё “kungulleshkash”, ylli i kuq partizan u shpall simbol i diktaturёs (iku nga mozaiku nё shesh), veteranё e pensionistё u anatemuan shesheve tё “demokracisё”, u pёrfol 29 nёntori, kontributi i PKSH e drejtuesve tё luftёs, u degraduan nё “rrёnoja arkeologjike” objektet pёrkujtimore tё luftёs, vёndprehjet e tё rёnёve, u harruan familjet e dёshmorёve, u hoq vёmёndja shtetёrore pёr data, protagonistё e ngjarje tё luftёs, iu shpall luftё filmave me partizanё etj qё zbehёn LANҪ nё favor tё shpёtimit tё fytyrёs sё revanshizmit.
Historinё e bёjnё fituesit por nё demokraci fitues janё tё gjithё dhe historia shkruhet qё tё bashkojё e jo nxitё ndasira pёrmes qasjes e publicitetit marramёndёs bardhё e zi, pёrmbysjes sё mitit hero-antihero etj, tё gjitha me ndikim nё kohezionin social, paqtimin me tё shkuarёn, rehabilitimin e nderimin e disidencёs sё vёrtetё etj.
Me hije nga e shkuara!
Ky lloj revanshizmi “demokratik” ia arriti tё kompleksojё edhe PS qё, nё rastin mё tё denjё heshti ndaj qasjes bardhё e zi por, jo rrallё, ia kaloi edhe “papёs” nё anatemim sidomos kur nё krye erdhi ish-dhjetoristi i 90.
Sot tek PS anatemohet e djeshmja si Kore Veriu, thuhen tё vёrteta gjysmake, bёjnё “kampionin” e interesave tё shtresave tradicionale tё sё djathtёs deri arkaike, stolisten me yllin e vёrdhё tё BE por i ndruhen atij tё kuq partizan etj.
Nuk ёshtё ҫudi qё, ndonëse me parti tё “majtё” nё pushtet qё fiton “kampionate” rresht nё “tavolinё” falё ligjit zgjedhor 2008, referimet ndaj LANҪ (punёs po e po) mbeten tё zbehta, thjesht nё aspektin protokollar apo spektaklesh si Nata e Bardhё nё Pezё etj ndёrkohё qё, hiq ndonjё 5 maj apo 29 nёntor, ka indiferencё, formalitet e deri shpёrfillje publike zyrtare ndaj LANҪ.
PS nuk bёn e flet troҫ pёr LANҪ sikurse flet e bёn pёr revanshizmin PD. Njёlloj sikur tё ishte njё parti e djathtё (jo moderne si nё Perёndim qё respekton luftёn antifashiste) por e djathtё arkaike qё gjen patriotizёm edhe tek flirtimi me pushtuesin.
Nisur nga disa reforma me tё cilat mburret qeveria, polarizimi klasor, kujdesi social, gjёndja e pensionistit, privilegjet e pushtetit e kastave politike etj, qeverisja e PS nuk po i lё shumё mangut njё qeverisje tё djathtё (reformat kalojnё mё kollaj kur “mishin” t’a ha i “yti”). Ndaj, kot qahen se me Berishёn e djathta ёshtё nё hall kur ajo ёshtё nё pushtet prej vitit 92 si njё mish-mash e djathte moderne dhe arkaike njёkohёsisht.
Nёse ka amulli ideologjike, ajo ёshtё kriza e sё majtёs ndaj PS ose tё ndёrrojё emrin sikurse logon e ngjyrёn pёr t’i dhёnё fund hipokrizisё (pёr emrin ҫuditёrisht nuk ka kompleksim) qё votuesi tё shohё gjetiu ose tё ndёrrojё drejtues apo qasje ndaj politikave tё zhvillimit e vlerёsimit tё sё shkuarёs.
Kodi i fitores zgjedhore
Evoluimi i qёndrimeve merr kohё ndaj pavarёsisht reformave e dyzimit ndaj sё shkuarёs, PS e qeverisja e saj ende shihet si pёrfaqёsuese e sё majtёs. PS ende mbёshtetet nga shumica sepse edhe kur humbet votues tё zhgёnjyer majtas ajo po josh votues tradicionalisht tё djathtё.
Ndonëse realisht parti e qёndrёs me vepra e fjalё, PS votohet sot pёr inerci nga shumica e majtё sepse pёrballё ka PD e revanshizmit arkaik tё djathtё.
Shumica ende beson se PS mbetet e vetmja parti qё mbron vlerat e LANҪ e punёs dhe meqё shumica ёshtё i lidhur me kёto vlera, vota e saj shkon pёr PS. Rreshtimi pa doreza i PD me revanshizmin historik qё sfidon ndjenjat e shumicёs e bёn atё tё huaj pёr tё.
Dallimi mes PS e PD, sesa qasja ndaj zhvillimit ekonomik (diktohet njёlloj nga perёndimi) mbetet qasja ndaj sё shkuarёs mes njё PS-je qё mban maskё e njё PD-je qё e ka flakur atё ndaj dhe “fitoret” e PD ndodhёn ose kur u pёrmbys sistemi e valvitej Ҫeku i Bardhё (1992), u futёn duart tek vota (1996 e 2009) apo u pёrҫa kundёrshtari (2005).
Qёndrimi ndaj sё shkuarёs pёrcakton shumicat nё vёnd ndaj dhe 5 maji, 17 e 29 nёntori, festat e brigadave, pёrkujtimoret e heronjve, dёshmorёve e betejave tё LANҪ nuk janё thjesht njё protokoll e aq por test se sa politika njeh, pёrjeton dhe vlerёson atё qё shumica ndjejnё e respektojnё.
Sot pёrkujtimoret e LANҪ janё thjesht protokoll pёr politikёn e ditёs. Pёr sy e faqe e me ngut se politikanёt enden, kalojnё mё shumё kohё e shtrёngojnё duart mё shumё kishave e xhamirave sesa vёndeve ku u shkruajt historia e prehen “shёnjtorёt” qё na bёnё bashkё apo tё takojnё ata qё ende kemi fatin t’i kemi mes nesh.
Pa ta e LANҪ, Shqipёria nuk do tё kishte kufinjtё qё kemi sot sepse perёndimi e ndёshkoi kolaboracionizmin pa ngurrim. Pa ta nuk do tё ishim tribunave tё botёs si protagonist por tё penduar dikur urё kundёr njerёzimit. Pa ta nuk do tё ishte pakthyeshme lidhja me Perёndimin sepse sado modest, kontributi i tyre lehtёsoi frontet e tjera nё Europё.
LANҪ ishte “miku i mirё nё ditё vёshtira”, “besa” e “ambasadori” historik qё na lidhi pёrjetё, pёrtej ideologjive, me SHBA qё na ёshtё gjendur historikisht. LANҪ ishte njё epope, njёlloj si ajo e Skёnderbeut, luftrave pёr pavarёsi ndaj dhe flamuri kuq e zi i Kastriotit, shqiponja pa zinxhirё robёrie nёpёrkёmbё e 1912 dhe ylli i kuq i LANҪ, janё simbolika qё tregojnё ҫfarё jemi sot.
E shkuara, LANҪ e puna, duhen respektuar sepse pas tyre janё breza qё kanё sakrifikuar e kanё pasardhёs plot ndaj edhe komentet luftё civile, na skuqi si rusi e zverdhi si kinezi (sot vallё “android” globalizmi!), Koreja e Veriut, shtёpia e Enverit (nёse me tapi, kthejani) Shtёpia me Gjethe, BunkerArti (!) etj nuk flasin pёr emancipim demokratik.
Protokoll për sy e faqe apo faltorja ku rrëfehemi tё gjithё!
Vёndprehjet e tё rёnёve janё faltorja e pёrbashkёt ku prehen tё “shёnjtёt” tanё. Aty nuk ka vёnd pёr fasada protokollesh e klishe dhe mё shumё se 5 maji, ka rёndёsi ajo ҫfarё ndodh deri 5 majin e rradhёs. Politika e shteti duhet tё jetё njё kur vjen puna tek vёmёndja e vlerёsimi i vlerave e sakrificave tё LANҪ nga ruajtja e pasurimi i kёsaj trashёgimie pёrmes dokumentarёve, intervistave, ceremonive, simbolikave (shёmbulli britanik i lulёkuqes), kujdesi ndaj protagonistёve, familjeve tё dёshmorёve, objektet pёrkujtimore e vёndprehjet, objektiviteti historik, pёrmёndja pa komplekse e rolit tё Hoxhёs e komunistёve gjatё LANҪ, vlerёsimi i nacionalistёve qё besonin tek kombi e nuk lyen duart me gjak por i kthyen dyfekun pushtuesit etj.
Ajo luftё shtoi dinjitetin nё gjirin e civilizimit perёndimore aq sa edhe Serbia, e damkosur pёr shovinizmin historik nё rajon, del edhe kundёr BE kur shkon nё paradёn e 9 majit nё Moskё, se e di qё lufta kundёr Boshtit tё jep pikё sot.
E shkuara duhet rishikuar kur fituesi bёn historinё por nё demokraci fitues janё tё gjithё ndaj rishikimi duhet tё jetё objektiv. Rehabilitimet nё thes, shpёrfillja apo mё keq anatemimi i vlerava qё tashmё kanё “vulё” historie, nuk ёshtё paqtim e ecje pёrpara por marrje peng e sё ardhmes pёr brezat mё pas. Ajo qё paqton ёshtё mirёkuptimi se asgjё nuk ёshtё bardhё e zi dhe se derisa koha e historianёt tё bёjnё tё tyren, tё bёhemi bashkё pёr fatin qё na pret njёlloj.
5 maji e ka kaluar testin e historisё si datё qё apelon pa dallim. Ata qё prehen atje, sakrifikuan qё tё jemi bashkё. Nuk është vetëm punё ylli i verdhë në bluzë por dhe i kuq me 5 cepa në zëmër ndaj dhe 11 varet nga 5 maji.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …