ASK: Deficiti tregtar kumulativ prej 19 miliardë eurove në katër vitet e fundit, vë në pikëpyetje rritjen e eksporteve sikur pretendon, A. Kurti

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për periudhën 2021-2024 sfidojnë pretendimet e qeverisë për sukses në tregtinë e jashtme. Deficiti tregtar kumulativ prej 19 miliardë eurosh në katër vitet e fundit vë në pikëpyetje narrativën e rritjes së eksporteve të promovuar nga Kryeministri Albin Kurti. Bilanci tregtar reflekton një thellim alarmues të deficitit, me eksportet që, ndonëse patën një rritje të ndjeshme në vitin 2022, mbetën të zbehta më pas, ndërsa importet u rritën ndjeshëm. Në fillim të mandatit, qeveria Kurti premtoi rritjen e eksporteve si prioritet. Megjithatë, rritja e eksporteve në 2022 duket se ishte një bum i përkohshëm pas pandemisë, pa një vijimësi të qëndrueshme në vitet pasuese. Deri në fund të vitit 2024, eksportet mbetën vetëm pak mbi nivelin e vitit 2021, duke vënë në dyshim efektivitetin e politikave ekonomike të qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …