Ahmet Qeriqi

Gjykata Speciale në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Edhe pas gati katër vjet nga arrestimi, Gjykata Speciale, në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit  të Kosovës  Hashim Thaçi, pasi sikur thuhet verbalisht, se trupi gjykues konstaton që ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor. Në dokumentin publik është thënë se vendimi është marrë më 24 maj. …

Më shumë...

Komandant i KFOR-it, gjeneralmajori, Özkan Ulutash nderoi 93 ushtarët paqeruajtës, që u plagosën, një vit më parë, në Zveçan

Një vit më parë, forcat paqeruajtëse të KFOR-it, u sulmuan gjatë protestave të dhunshme të serbëve, në komunën e Zveçanit,  93 ushtarë u plagosën, disa prej të cilëve me lëndime të rënda trupore.  Në këtë një-vjetor, Komandant i KFOR-it, gjeneralmajori, Özkan Ulutash ka thënë  se  sot ne nderojmë shërbimet dhe …

Më shumë...

Glauk Konjufca: Java e parë e qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se java e parë e  qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Ai ka shtuar se ditëve të fundit janë zvogëluar shanset që të ketë shpërndarje të Kuvendit. Gjithashtu, Konjufca thekson se do të ishte e pamundshme …

Më shumë...

Levent Ridvan Qazimi: Kryeministri, Albin Kurti, tani është përfshirë në zgjedhjet lokale, në Preshevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas dështimit në zgjedhjet, në Shqipëri, dhe mbështetjes së një koalicioni në Maqedoninë e Veriut,  që hyri në bashkëqeverisje me partinë nacionaliste VMRO, tani është përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë. Një nga kritikat e para lidhur me këtë ndërhyrje erdhi nga Levent Qazimi, djali …

Më shumë...

Fatmir Limaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban vendin të bashkuar përmes frikës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po mban vendin të bashkuar përmes frikës. Limaj theksoi se mesazhet e luftës nga Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë krijuar një atmosferë frike, duke e larguar vëmendjen nga problemet reale sociale dhe ekonomike me të …

Më shumë...

LDK-ja ka autorizuar kryetarin, Lumir Abdixhiku, të negociojë me partitë jo-parlamentare për koalicione parazgjedhore

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka autorizuar kryetarin, Lumir Abdixhiku të negociojë me partitë jo-parlamentare për koalicione parazgjedhore. Ky vendim u mor në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku u përcaktua gjithashtu se sa kandidatë nga secila komunë e Kosovës do të jenë në listat zgjedhore për deputetë. Gjatë …

Më shumë...

Zgjim Hyseni: Kurti nuk do të pranojë një koalicion me PDK-në me një rezultat të ulët të votave

Zgjim Hyseni nga PSD, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, edhe gjatë kohës kur ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk dëshironte të vendoste vija të kuqe për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Hyseni theksoi se Kurti kishte humbur debatin për këtë çështje brenda Vetëvendosjes,  duke përmendur se një video e …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur shqetësim për qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur shqetësim për qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht. Në një deklaratë, ai theksoi se megjithëse lufta nuk pritet të nisë nesër, situata politike aktuale sugjeron që tensionet mund të përshkallëzohen. Nuk është se lufta do të fillojë nesër. …

Më shumë...

Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e planit 10-vjeçar në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Avdullah Hoti parasheh zhdukjen e Lëvizjes Vetëvendosje nga skena politike, thotë se nuk ka bazament

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar të martën Qeverinë e Kosovës për mosrespektimin e planit 10-vjeçar për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Hoti theksoi se qeveria nuk po investon sipas standardit të NATO-s prej 2% të GDP-së për mbrojtje, duke publikuar se investimet qeveritare në …

Më shumë...

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE janë të pakuptimta

Komuniteti shqiptar në Greqi i thërret të gjithë emigrantët që të protestojnë për hapjen e kufijve me Shqipërinë

Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemaine Cajtung, shkruan se kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE janë të pakuptimta. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideron perspektivën e BE-së një iluzion, duke mos u shqetësuar nga këto kërcënime për një proces që nuk ka përparuar prej vitesh. …

Më shumë...

Besnik Tahiri, shpreh shqetësim për udhëheqjen e institucioneve kryesore të Kosovës nga “ushtrues detyre”

Besnik Tahiri thotë se pikërisht kjo qeveri në këto dy vjet e gjysmë të drejtimit të vendit e ka shkatërruar sektorin privat

Kryetari  i Grupit Parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri shpreh shqetësim për udhëheqjen e institucioneve kryesore të Kosovës nga persona që ushtrojnë detyrën, pasi sipas tij kjo situatë rrezikon stabilitetin dhe profesionalizimin e administratës shtetërore. Tahiri argumenton se ndryshimet e bëra në pozitat drejtuese në të gjitha nivelet e qeverisjes kanë …

Më shumë...

Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917), atdhetar, klerik nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917), atdhetar, klerik nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Dom Nikollë Kaçorri ishte politikan dhe atdhetar shqiptar, klerik i njohur dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912 dhe zëvëndës Kryeministër i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit. U lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin 1862. Fshat ky që ndan dy krahina …

Më shumë...

Në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë ish-oficeri i Sigurimit të Shqipërisë, Bujar Hoxha

Në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë dish-oficeri i Sigurimit të Shqipërisë,  Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Tani për tani thuhet  se Bujar Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Paraprakisht …

Më shumë...

Diplomati austriak, Jan Kickert, e paraqiti dëshminë e tij në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, kundër krerëve të UÇK-së

Diplomati austriak, Jan Kikert, i cili  kishte shërbyer në Beograd gjatë viteve  të luftës në Kosovë, 1997-1999, ka paraqitur  dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në seancën  kundër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në atë kohë kishte shërbyer si sekretar në Ambasadën e Austrisë në Beograd. …

Më shumë...

Për t’ ia hequr sanksionet Kosovës, bazohemi në përpjekjet për shtendosje në veri, thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se raporti i shefit  të BE-së, Josep Borrell, që po flitet nëse Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj saj e që më pas do t’iu prezantohet shteteve anëtare, është ende duke u finalizuar. I  pyetur nëse veprimet e …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për një situatë aktualisht të tensionuar në vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë alarmin për një situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar praninë e tri brigadave serbe, shumë afër kufirit me Kosovën, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Ai theksoi se Serbia po rrit buxhetin …

Më shumë...