Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Server: Në marrëveshjen e Brukselit, kërkohet jo vetëm Asociacion por edhe njohja nga Beogradi e Kushtetutës së Kosovës

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se në raportin e kryeministrit të Kosovës me evropianët dhe amerikanët ka mungesë të besimit dhe efektivitetit. Ai thotë se është një gabim shumë i madh fakti që amerikanët dhe evropianët insistojnë në krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke qenë se është prioriteti kryesor i Beogradit në dialog e në ndërkohë Kosova s’përfiton asgjë. Të gjithë të interesuarit duhet ta rilexojnë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, ku kërkohet jo vetëm Asociacion por gjithashtu edhe njohja nga Beogradi e vlefshmërisë së Kushtetutës së Kosovës në të gjithë territorin e saj, pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës dhe mos interferimin në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Beogradi asnjë nga këto kërkesa nuk i ka përmbushur”, ka thënë Serwer për Express.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …