Ahmet Qeriqi

Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim, pasi Albin Kurti ka pranuar gjithçka, që ka refuzuar në ditët e kaluara

Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim,  Duam t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM (Mitrovicë e Kosovës) do të mund të funksionojnë normalisht, dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të …

Më shumë...

Sot përurohet përmbledhja poetike, “Bulbëri mendimesh” e autorit, Bajram Bekteshi

Bisedë në studion e TV-Diellit me poetin, Bajram Bekteshi, luftëtar i lirisë ish-epror në UÇK-TMK-FSK

Në kuadër të festave të Nëntorit, sot  në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, duke filluar në orën 17 00, do të përurohet libri “Bulbëri mendimesh” përmbledhje poetike e veprimtarit, luftëtarit të lirisë, Bajram Bekteshi. Promovimi organizohet nga shoqata për kulturë dhe art, “Fidani”.

Më shumë...

RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

RKL: Daja Xhef e nxjerrë Kurtin, nga kurthi që ia kishte përgatitur vetes, dhe ia shpjegon kuptimin e fjalës kompromis

Në traditën dokesore shqiptare thuhet se,  “nipi qet pushkë për dajën”, ndërsa në traditën e sotme po ndodh që “daja të qesë pushkë për nipin”. Ka ikur koha kur i ekzaltuar me fitoren “historike” që ia kishte dhënë si pajë, zonja Vjosa Osmani, duke e ndarë në dysh LDK-në, Albin …

Më shumë...

Margarita Xhepa: Disa mendime rreth vëllimit poetik “Perandor i dashurisë” të poetit Minella Kureta 

Nderohet aktorja e madhe, Margarita Xhepa

Sa herë lexoj e rilexoj këto lirika të rralla, të shkruara me kaq dashuri nga “Mjeshtri i Madh” Minella Kureta, magjepsem pas imazheve kaq eskpresive, nga muzikaliteti dhe eleganca e vargut, prej ndjeshmërisë së fuqishme, njohjes së thellë zakonore të traditës, stilit të thjeshtë, për mesazhet e fuqishme që transmeton, …

Më shumë...

Borell: Kosova pranoi marrëveshjen për mos gjobitjen e serbëve që në automjetet e tyre bartin targa me mbishkrime të Serbisë

Josep Borrell

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë detaje për marrëveshjen që është arritur në Bruksel mes kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Borrell, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se sipas marrëveshjes së arritur sonte, Serbia do të ndalojë së lëshuari tabela me denominime të qyteteve …

Më shumë...

Xhefri Hovenier: Marrëveshja në Bruksel rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

Jeffry Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën, në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë …

Më shumë...

Miroslav Lajçak, ka falënderuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, pas arritjes së marrëveshjes për targat

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë tregur angazhim kontruktiv në Bruksel. Po ashtu, shprehu mirënjohje për diplomacia amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog. “Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për angazhimin e tyre konstruktiv.  Dhe një falënderim të …

Më shumë...

Besnik Bislimi: nuk do të ketë gjoba për qytetarët serbë të cilët ngasin veturat me shenjat Kosova e Metohija, Kosovska Mitrovica etj

Besnik Bislimi

Kryenegociatori i Kosovës në bisedime me Serbinsë, Besnik Bislimi ka pranuar se nuk do të ketë gjoba për qytetarët serbë të cilët ngasin veturat me shenjat Kosova e Metohija, Kosovska Mitrovica e të tjera. Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit të propozuar nga shefi i BE-së Josep Borell  …

Më shumë...

Diplomati amerikan, Xhon Bollton thotë se Zgjidhja e vetme dhe afatgjate është shkëmbimi territoreve mes Kosovës e Serbisë

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  gjatë administratës së kryetarit, Donald Trump, zotëriu, Xhon Bolton,   ka deklaruar se janë dy çështje të pakapërcyeshme për ta zgjidhur përfundimisht problemin mes Kosovës e Serbisë. E para vjen në formën e një pyetjeje, se a  është e ardhmja më …

Më shumë...

Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendimin e Qeverisë e konsideron veprim kundër-kushtetues dhe kundërligjor

Pasi kryeministri, Albin Kurti,  ka marrë vendim për t’ua zbritur  pagat punëtorëve në gjykata dhe prokurori, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili vendimin e Qeverisë e konsideron  veprim kundërkushtetues dhe kundërligjor. KPK ka vendosur që prokurorët të reduktojnë punën dhe të ofrojnë vetëm shërbime esenciale dhe ka …

Më shumë...

Kryeministri Kurti deklaroi se Kosova e Serbia kanë pasur tetë opsione në tavolinë nga BE-ja, gjatë muajve të dialogut

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur tetë opsione në tavolinë nga BE-ja përgjatë muajve të dialogimit. Ai këtë ua tha ministrave gjatë mbledhjes së Qeverisë, por u pyet sërish nga gazetarët në një konferencë për media. Kur thashë tetë opsionet, mendova që fola vetëm midis …

Më shumë...

R. Haradinaj: Pas rrezikut në veri, ngecjes në dialog, prishjes me amerikanët, Albin Kurti po e shkatërron edhe sistemin e drejtësisë

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  ka reaguar pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila  ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje. Ramush Haradinaj,  deklaroi se  kryeministri, Albin  Kurti ka goditur prokurorët dhe gjykatësit. Ftoj Kurtin që …

Më shumë...

Christopher Hill: Duhet pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targa, së paku për një vit

Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se duhet pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targa së paku për një vit dhe se Kosova e Serbia duhet zgjidhur çështjet më të rëndësishme. Rajoni ka nevojë për qetësim, ka thënë Hill gjatë një vizite …

Më shumë...

Presidenca e Çekisë: Për shkak të mosmarrëveshjeve për targat, hiqet nga agjenda propozimi për liberalizimin e vizave

Presidenca e Çekisë ka konfirmuar se propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës prej  1 janarit të  vitit 2024 është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Presidenca bën thirrje që të ulen …

Më shumë...

Borell: Nuk jemi ndërmjetës, as arbitër, jemi shumë më tepër, sepse Kosova e Serbia duan të bëhen anëtarë të BE-së

Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në një intervistë për portalin “euractiv” i është rikthyer sërish dialogut Kosovë-Serbi.  Ai ka thënë se blloku 27 anëtarësh nuk është vetëm një ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. “Ne nuk jemi ndërmjetës, nuk jemi as arbitër, jemi shumë më tepër se kaq …

Më shumë...

Serbia ka pezulluar lëshimin e targave ilegale me akronime si KM, PR të tjera për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë

Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Serbia ka pezulluar lëshimin e targave ilegale me akronime si KM, PR të tjera për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, ashtu sikur kishte pranuar gjatë takimit në Bruksel kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Serbia është pajtuar me propozimin e zyrtarëve evropianë që ta ndalë furnizimin e serbëve me targa …

Më shumë...