Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendimin e Qeverisë e konsideron veprim kundër-kushtetues dhe kundërligjor

Pasi kryeministri, Albin Kurti,  ka marrë vendim për t’ua zbritur  pagat punëtorëve në gjykata dhe prokurori, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili vendimin e Qeverisë e konsideron  veprim kundërkushtetues dhe kundërligjor. KPK ka vendosur që prokurorët të reduktojnë punën dhe të ofrojnë vetëm shërbime esenciale dhe ka vendosur një afat deri më 8 dhjetor që vendimi të shfuqizohet. Nën udhëheqjen e Kryesuesit Jetish Maloku, KPK sot ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar lidhur me vendimin e Qeverisë e Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive. “Në fillim të këtij takimi, anëtaret e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës një zëri kanë vlerësuar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial. Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022”, thuhet në reagimin e KPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …