Brickos

Albin Kurti

Kryeministri Kurti deklaroi se Kosova e Serbia kanë pasur tetë opsione në tavolinë nga BE-ja, gjatë muajve të dialogut

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë pasur tetë opsione në tavolinë nga BE-ja përgjatë muajve të dialogimit. Ai këtë ua tha ministrave gjatë mbledhjes së Qeverisë, por u pyet sërish nga gazetarët në një konferencë për media. Kur thashë tetë opsionet, mendova që fola vetëm midis nesh, anëtarët e kabinetit qeveritar. S’mund të them më shumë se atyre. Tetë opsione gjatë gjashtë muajve. Shtatorin e vitit 2021 e patë kur u patën grumbulluar forcat serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe atje shkoi edhe ambasadori rus. Gjashtë muaj është negociuar mes ekipeve tona ku kanë shkuar ekspertët dhe njohësit e çështjeve dhe kanë ardhur në një përfundim se tetë modele janë të mundshme dhe është kërkuar nga palët modelin e preferuar dhe nëse asnjë i përbashkët s’do të ishte zgjedhur nga palët natyrisht se do të vazhdonin negociatat. Ne i kemi preferuar tri modele, derisa pesë i kemi konsideruar të papranueshme. Por, Serbia i ka konsideruar të gjitha të papranueshme. Albin Kurti tha se këto opsione s’mund t’i bëjë publike, meqë kanë zotim  ndaj ndërmjetësit të bisedimeve.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …