Diplomati amerikan, Xhon Bollton thotë se Zgjidhja e vetme dhe afatgjate është shkëmbimi territoreve mes Kosovës e Serbisë

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  gjatë administratës së kryetarit, Donald Trump, zotëriu, Xhon Bolton,   ka deklaruar se janë dy çështje të pakapërcyeshme për ta zgjidhur përfundimisht problemin mes Kosovës e Serbisë. E para vjen në formën e një pyetjeje, se a  është e ardhmja më e rëndësishme se e kaluara, dhe e dyta, e pashmangshme është se propozimi, apo ideja për zgjidhje finale duhet patjetër të burojë nga vetë palët,  dhe jo nga ndonjë faktor i jashtëm – qoftë Bashkimi Evropian, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Nëse thjesht po kërkoni një stabilitet të përkohshëm në terma afatshkurtër – që është  stili i BE-së për t’iu qasur çështjeve – atëherë mbase ka kuptim, por nëse po kërkoni për zgjidhje të përhershme, atëherë qartësisht kjo nuk do kryejë punë”. Prandaj, në vitin 2018, isha ithtar  i një ideje tjetër, asaj për shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse, ndryshe nga propozimet e tjera, kjo ide vinte nga vetë liderët.  Unë më pas pata folur me Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiqin  dhe ata ishin të gatshëm ta provonin, por evropianët u irrituan që amerikanët ishin të përfshirë në këtë çështje, saktësoi Xhon Bolton për Albanian Post.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …