Fillimi / Fatmir Grejqevci (faqe 22)

Fatmir Grejqevci

Kurti: Pikat kufitare po i bllokojnë persona me veprimtari kriminale

Albin Kurti

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë në pjesën veriore të Kosovës po i bllokojnë persona me veprimtari kriminale. Ai ka saktësuar më tutje se në mesin e protestuesve serb janë edhe Vladislav Dajkoviq dhe Igor Braunoviq, të njohur ...

Më shumë...

Molliqaj: Situata e krijuar në veri është e rëndë dhe në rrezik të përshkallëzimit të mëtejshëm

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka shkruar se gjendja e krijuar në veri është e rëndë dhe në rrezik të përshkallëzimit të mëtejshëm. “Kemi pritur 2 ditë pa reaguar për ta parë kahjen që po e merr zhvillimi i ngjarjes pas datës 20. Situata e krijuar në veri ...

Më shumë...

Abdixhiku: LDK-ja është e gatshme që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti politik që drejton është i gatshëm që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë. “Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj ...

Më shumë...

Hoxhaj: SHBA dhe BE duhet të reagojnë ndaj këtij agresioni të Serbisë të ndërmarrë me mbështetjen e Rusisë

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Ish shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj ka shkruar se mbështet pa rezervë vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat e makinave. AI ka përkujtuar se edhe në kohën kur ishte në Qeveri, ka mbështetur reciprocitetin me Serbinë. veçanërisht, siç u shpreh ai, kur ata nuk arritën të ...

Më shumë...

Limaj: Mbështesim plotësisht institucionet e vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara

Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka ofruar mbështetje të plotë institucioneve të vendit në funksion të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara. Ai ka shkruar se me vëmendje po përcjell zhvillimet tash e disa ditë në veri të vendit. Ku serbët lokalë të direktuar nga Beogradi zyrtar po mbajnë ...

Më shumë...

Basha: Aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës

Viktor Malaj: Njeriu që i ka fryrë propagandës kundër UÇK-së, tani shkon atje dhe i thur “lavde” drejtuesve të saj

Kundër ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. Ai ka shkruar se aktet kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit të frymëzuara nga Beogradi zyrtar, synojnë destabilizimin e Kosovës dhe krejt rajonit për interesat politike të Aleksandër Vuçiç. “Shpreh ...

Më shumë...

Kryeministri Kurti ka vlerësuar lart gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre

Kryeministri, Albin Kurti ka vlerësuar lart gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të kryer detyrat e tyre. Ai ka theksuar se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente. “Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 ...

Më shumë...

Osmani: Serbia po synojnë zhbërjen e arritjeve amerikane e evropiane në Kosovë dhe rajon

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Kundër tensionimit në pjesën veriore të Kosovës ka reaguar edhe kryetarja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo ka shkruar se sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia ...

Më shumë...

Krasniqi: Ju bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtar që të reagojnë kundër veprimeve të Serbisë në veri të Kosovës

Memli Krasniqi thotë së shumë shpejt do të votohet propozimi për Tribunalin për krimet serbe në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ju ka bërë bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtar që të reagojnë kundër veprimeve të Serbisë në veri të Kosovës. Ai ka shkruar se “veprimet bllokuese dhe gjuha nxitëse e konfliktuoze e Serbisë ndaj shtetit dhe sovranitetit tonë, duhet të trajtohet seriozisht. I bëj ...

Më shumë...

Haradinaj: Mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit

Haradinaj paralajmëron veprime konkrete në funksion të ruajtjës së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se mbështet plotësisht institucionet e Kosovës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin. “Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri ...

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Kryeministri Kurti

Pas tensionimit të gjendjes në veri,  kryeministri, Albin Kurti ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Këtë ai e bëri të ditur gjatë konferencës për medie. Ai shtoi më tutje se faktori ndërkombëtar nuk do të duhej t’i mbyllë sytë para nxitjes që po bën Serbia ndaj qytetarëve të caktuar ...

Më shumë...

Kryeministri Kurti: Veprimet që do t’i ndërmarrim do të jenë në përputhje me situatën e sigurisë

Kryeministri Kurti: Veprimet që do t'i ndërmarrim do të jenë në përputhje me situatën e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për imazhet e publikuara sot në media të kinse tankeve serbe që lëvizin drejt Jarinjës. Kurti ka thënë se jo gjithçka që shihet në imazhe është e vërtetë, dhe se ato mund të jenë të vjetra. “Nuk është ...

Më shumë...

Isa Mustafa: situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme derisa tre krerët e shtetit janë jashtë vendit

Isa Mustafa

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për situatën në veri. Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. “Në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi ...

Më shumë...

8 raste të vdekjeve, 88 raste të reja me virusin korona dhe 651 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Konfirmohen 25 raste të reja me virusin korona, shërohen 362 qytetarë dhe një i infektuar e humb jetën

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. Deri më sot 493.794 qytetarë ...

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Bashkimi Evropain t’i reagon sa më parë Beogradit për kërcënimet e fundit ndaj Kosovës

Behxhet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka reaguar pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës në Zubin Potok dhe Zveçan. Ai ka kërkuar që të reagojë Bashkimi Evropain ndaj Beogradit. Pacolli thekson se ofendimet e serbëve ndaj liderëve tanë janë të patolerueshme. “BE-ja t’i reagon sa më parë ...

Më shumë...

Provokon sërish sot Serbia me aeroplanë dhe helikopterë afër Jarinjës por edhe nxjerrjen e tankeve në rrugë

Provokon sërish sot Serbia me aeroplanë dhe helikopterë afër Jarinjës por edhe nxjerrjen e tankeve në rrugë

Pas provokimeve me aeroplanë dhe helikopterë afër Jarinjës, Serbia po vazhdon të provokojë rrezikshëm. Mediat kanë publikuar pamje të tankeve serbe që sipas tyre janë nisur afër Jarinjës. Para pak çastesh ndërkaq afër Jarinjës fluturuan disa aeroplanë ushtarak serb. Këto provokime vijnë pas sulmeve ndaj Qendrave të Regjistrimit në Zubin ...

Më shumë...