Skënder Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Bullgari ka deklaruar se vaksinat që përdoren në Kosovë, përfshirë edhe atë AstraZeneka, janë të sigurta dhe efikase. Ai i ka dekalruar Radios Evropa e Lirë se prania e variantit Delta dhe përhapja e shpejt e këtij varianti, paraqet një situatë mjaft …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Është varrosur sot në Mushtisht të Therandës Maxhun Halitjaha, babai i ish-komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha
Sot në Mushtisht të Therandës është varrosur Maxhun Halitjaha, babai i ish-komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha. Kujtojmë së ai ishte edhe njeri ndër luftëtarët më të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak të veprimtarisë atdhetare djalit të tij, shtëpia e Maxhunit ishte adresë e njohur …
Më shumë...Konfirmohen 1.278 raste të reja me virusin korona, shënohen 21 raste të vdekjeve dhe 1.248 qytetarë shërohen
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë …
Më shumë...Ambasadori i anglez, Nicholas Abbott falendëron Kosovën për mikpritjen e treguar ndaj refugjatëve afganë
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka falënderuar edhe njëherë qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritjen e treguar ndaj refugjatëve afganë. Përmes njëpostimi, Abbott ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka vizituar afganët të cilët janë nën përkujdesje të përkohshme në Kosovë nga trupat britanike nën komandën …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon …
Më shumë...Avdullah Hoti: Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare në Marrëveshjen e Washingtonit
Moratoriumi nuk vlente për njohje të reja ndërkombëtare. Kështu shprehet Avdullah Hoti, ish-Kryeministri i Kosovës, i cili sot një vit – më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë kishte nënshkruar marrëveshjen ekonomike me Serbinë të cilën e kishte ndërmjetësuar, Donald Trump duke qenë kryetar i Amerikës. Ai në njëvjetorin …
Më shumë...Blerand Stavileci: Shëndetësia, ekonomia dhe arsimi janë pranë kolapsit si rezultat i keqmenaxhimit nga Qeveria
PDK ka adresuar një varg akuzash ndaj Qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid-19. Partia më e madhe opozitare po e konsideron shqetësuese dhe pranë kolapsit edhe situatën me ekonominë dhe arsimin në vend. Sipas tyre, ekzekutivi po dështon dhe po prodhon skandale në të gjitha fushat, të cilat nuk …
Më shumë...Valbon Krasniqi thotë se në Kosovë ende nuk është identifikuar ndonjë i infektuar me variantin e i ri MU
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi thotë se në vendin tonë ende nuk është identifikuar varianti i ri i Covid-19. Së fundi me variantin MU u identifikuan disa raste në Ballkan. “Tani për tani në Kosovë nuk është identifikuar dhe nuk kemi informata për dyshime për ndonjë variant të tillë të …
Më shumë...Përkujtohen dëshmoret Jeton e Naser Rama
Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve Jeton e Naser Ramaj, institucionet komunale, organizatat e dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike, etj kanë bërë homazhe tek varret e dy të rënëve në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku vendosën kurora lulesh.
Më shumë...Shoqata e Gastronomeve të Kosovës reagon pas mbylljes së shumë lokaleve mbrëmë nga policia dhe inspektorët
Inspektorët anë e mbanë Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ditëve të fundit kanë mbyllur shumë lokale të gastronomisë në shumë komuna të Kosovës. Lokalet janë mbyllur me arsyetimin se nuk i kanë respektuar masat anti-Covid. Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, këto veprimet e fundit të organeve përgjegjëse për …
Më shumë...NBC: Amerika do t’i dërgojë në Kosovë për verifikim, afganët që dyshohet se kanë lidhje me grupet e talibanëve
Rreth 100 afganë që janë evakuuar në Amerikë, dyshohen për lidhje të mundshme me talibanët ose grupet terroriste, kanë thënë dy burime të ndryshme për NBC News. Verifikimi i të paktën dy prej këtyre afganëve ka zbuluar informata të mjaftueshme për të ngritur shqetësim sa që Amerika po planifikon t’i …
Më shumë...OVL-UÇK Mushtisht: Me dhimbje ju njoftojmë për vdekjen e veteranit të luftës, Maxhun Sahit Halitjaha
Me dhimbje ju njoftojmë se sot 03-09-2021 në moshën 89 vjeçare vdiq veterani i luftës – Maxhun Sahit Halitjaha. Varrimi bëhet me 04-09-2021 ditën e Shtune në ora 14:00 te varrezat e reje në Mushtisht. Kush është Veterani i Luftës së UÇK – Maxhun S Halitjaha? Maxhun ( Sahit ) …
Më shumë...26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me virusin korona dhe 1 mijë e 421 qytetarë janë shëruar sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri më sot 298.445 qytetarë …
Më shumë...Bedri Hamza: Mitrovica asnjëherë nuk ishte e ndarë në Bajgorë, Drenicë e rrafsh i Kosovës
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se Mitrovica asnjëherë nuk ishte e ndarë në Bajgorë, Drenicë e rrafsh i Kosovës. Hamza shtoi se Mitrovica ishte qyteti që bashkoi të gjithë Kosovën pa dallime mes zonave të ndryshme, dhe se tendencat për ta ndarë …
Më shumë...Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia pamundëson Sokol Bashotës kandidimin për kryetar të Klinës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka decertifikuar kandidatin e PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh gjykata i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë. Kjo ia pamundëson atij të qenit kandidat për kryetar komune. Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës …
Më shumë...Ndahet nga jeta Maxhun Halitjaha, babai i ish-komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha
Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare Maxhun Halitjaha, babai i ish-komandantit të Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha. Kujtojmë së ai ishte edhe njeri ndër luftëtarët më të vjetër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me dhimbje ju njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë farefisin dhe bashkëluftëtarët! Se sot 03-09-2021 vdiq …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
