Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar sot pas largimit të fotografisë së kryetarit Thaçi nga zyra e kryetare së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe vendosjen e fotografisë së ish-kryetarit Rugova. Deliu në një postim në rrjetin ka shkruar se fotografia zyrtare e kryetarit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
I dërguari special i Trumpit, Richard Grenell i bënë thirrje qeverisë së re që menjëherë të heqë taksën 100%
I dërguari special i kryetarit amerikan, Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj prodhimeve serbe. Grenelli, që është ambasador amerikan në Gjermani, ka deklaruar se SHBA “ua kanë bërë me dije qartë liderëve partiakë në Kosovë se heqja e taksës …
Më shumë...Albin Kurti në mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë, kërkon angazhim maksimal të ministrave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë ceremoniale të qeverisë me të gjithë vartësitë e tij ku deklaroi se në kabinetin e tij nuk do të ketë parti të ndara, por ekip qeverisës. Shefi i ekzekutivit në mënyrë metaforike iu tha ministrave se i kanë karriget por …
Më shumë...Kryekuvendarja, Vjosa Osmani heq fotografinë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe vendos foton e I. Rugovës
Sapo ka marrë detyrën e re, në ditën e saj të parë në postin e kryekuvendares, Vjosa Osmani, e ka hequr nga zyra, fotografinë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ka vendosur foton e Ibrahim Rugovës. Fotografia e kryetarit, Hashim Thaçi ka qenë e vendosur në këtë pozitë kur …
Më shumë...Ambasadori shqiptar në Kinë apelon të gjithë shqiptarët të vetë kujdesen nga koronavirusi që nuk ka ilaç për të
Numri i të infektuarve me koronavirus në Kinë rritet me rreth 3000 në ditë (gjithsej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi) 427 shifra gjithsej. Këtë e thekson ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja. Ai shprehet se në Kinë situata me koronavirusin nuk është zgjidhur, …
Më shumë...Safete Shala: Duhet të përkulemi vetëm para varreve të dëshmorëve, policisë e ushtrisë së Kosovës
Motra e heroit të kombit, Kasim Shala, Safete Shala përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar kundër mënyrës nënshtruese para Listës Serbe nga të zgjedhurit e ekzekutivit dhe legjislativit të ri të Kosovës që i përshëndetën në mënyrë të veçantë minoritetet dhe ndërkombëtarët por harruan t’i përshëndetin familjet e …
Më shumë...Ish-zëvendëskryeministri Pacolli do t’ia dorëzojë sot solemnisht detyrën kryeministrit të ri Albin Kurti
Kryeministri i zgjedhur i Kosovë, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit. Ai njoftoi se këtë post do ta marrë sot në orën 11:00. Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri …
Më shumë...Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkon sqarim për rolin e Konjufcës gjatë ditës kur u votua qeveria e re
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po kërkon sqarim për rolin e Glauk Konjufcës gjatë ditës së hëne, kur edhe u votua qeveria e re. Sipas tyre ai gjatë miratimit të Qeverisë ka votuar për miratimin e saj, e po ashtu edhe për zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm. Shkumbin …
Më shumë...Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të Lidhjes Demoratike të Kosovës
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të LDK-së. Me të ky grup parlamentar tashmë i ka 29 deputetë. Ajo ka thënë se, pas shumë bisedimeve ka vendosur që t’i bashkohet grupit parlamentar të LDK-së. Ndryshe, Balje së fundmi ka formuar edhe subjektin politik, …
Më shumë...Albulena Haxhiu: Na presin sfida të shumta por synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen
Edhe Albulena Haxhiu, si shumë të tjerë, ka reaguar në rrjetin social. Në statusin e saj, ajo thotë se do ta kryejë me ndershmëri të plotë detyrën e re. Qeveria e re, sipas saj, do të jetë në shërbim të qytetarëve. “Mora detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. …
Më shumë...Ahmeti: Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit
Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar partitë opozitare për fjalime të dobëta përgjatë seancës ku pritet të themelohen institucionet e reja të Republikës së Kosovës e të zgjidhet Albin Kurti kryeministër. Ish-bashkëpartiaku i Kurtit ka thënë se fjalimet e PDK-së, AAK-së e NISMA-s kanë qenë të dobëta …
Më shumë...Pas rreth tre orë diskutimesh, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe
Pas rreth tre orë, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë. Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar një orë pauzë për deputetët. Pas rreth tre orë diskutime, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të pushojnë për një orë. Nagavci ka bërë të ditur se në orën 15:45, …
Më shumë...Fatmir Limaj: Kosova sot po e voton një mandatar për kryeminstër që nuk e ka njohur që 20 vite
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me disa sugjerime për mandatarin për kryeministër Albin Kurti, edhe pse shtoi do të ketë kohë të mjaftueshme ta kritikojë dhe të pajtohet e të mos pajtohet. Limaj tha se sugjerimi për mandatarin është që …
Më shumë...Veseli – Kurtit: Ti dhe gjysma e ministrave tuaj të prezantuar gjithmonë keni kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në fjalën e tij para deputeteve në seancën për zgjedhjen e Qeverisë, ka thënë se sot po synon të bëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i cili as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës si shtet, prandaj sipas tij, Kurti …
Më shumë...Bedri Hamza: Është e pamundur që me një buxhet prej 3 miliardësh të arrihen të gjitha ato që i premtoi Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta votojë “Qeverinë Kurti”. Ai ka thënë se deputetët dhe partia e tij është e përgatitur për të gjitha diskutimit. Hamza po ashtu, pas leximit të planit qeverisës së …
Më shumë...Nëntë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë munguar në seancën konstituive sot kanë bërë betimin e tyre
Nëntë deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë bërë betimin e tyre. Për shkak se kishin munguar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Uran Ismaili, Abelrad Tahiri, Endrit Shala, Behxhet Pacolli, Pal Lekaj, e të tjerë të cilët sapo e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
