Radio Kosova e Lire

Pastrohen mbeturinat dhe lahet me ujë sheshi Sheshi “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj

Në orët e hershme të mëngjesit punëtorët e hapësirave të gjelbërta janë kujdesur për pastrimin e mbeturinave dhe larjen me ujë të sheshit”Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj. Komuna e Ferizajt gjithmonë do të kujdeset që qytetarët të kenë një hapësirë sa më të freskët dhe të pastër për ta filluar …

Më shumë...

Një ditë e mbarë për qytetarët malishevas

Ka filluar procesi i asfaltimit të shtresës së parë, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, nga rrethi i QKMF-së deri te “Lindi Center”, ku dhe pritet të lëshohet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditësh. Qeverisja komunale në Malishevë falënderon të gjithë për besimin, përkrahjen dhe mirëkuptimin që e kanë …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt po organizon aktivitete të ndryshme për nderë të bashkatdhetarëve

Komuna e Skenderajt po organizon aktivitete të ndryshme për nderë të bashkatdhetarëve, një ndër to është edhe ai i Streetball, nga KB Sfera, me mbështetje të Komunës së Skenderajt, në kuadër të “Ditët e Mërgatës 2023”, i cili ka mbledhur ekipe nga shumë qytete të Kosovës dhe mysafirë nga Gjermania, …

Më shumë...

Faza e Katërt (Dezinsektimi Hapësinorë) në Ferizaj

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se me datë 08.08.2023 në ora 20:00 fillon faza e katërt e projektit “Dezinsektimi hapësinorë (eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt. Më 08.08.2023 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga Parku …

Më shumë...

Veterani i UÇK-së Ibush Zabelaj dhuroi 20 mijë kilogram miell për familjet në nevojë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibush Zabelaj nga fshati Ngucat i Komunës së Malishevës, sot i ka dhuruar 20 mijë kilogram miell, për familjet në nevojë. Këtë donacion, veterani Zabelaj, e ka dhënë zyrtarisht në komunë, duke ja dorëzuar këtë donacionit, Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, që …

Më shumë...

Kryetari Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në zyre boksierin profesionist Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft, që shoqërohej nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku dhe bashkëpunëtorë tjerë. Në këtë takim miqësor është diskutuar për karrierën e boksierit shqiptar, dy herë kampion bote në kategorinë …

Më shumë...

Në Deçan u mbajt takimi i ll-të i KKSB-së për vitin 2023

Në komunën e Deçanit u mbajt takimi i ll-të i KKSB-së për vitin 2023. Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj. Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, z. Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSCE-së dhe anëtarë të tjerë. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune: …

Më shumë...

Drejtori Bajrami vizitoi biznesin e kalërimit “Berti Ranch” në Prelez të Muhaxherëve

Investimi i mërgatës në krijimin e bizneseve të ndryshme në Kosovë po jetësohet çdo ditë. I tillë është edhe biznesi i kalërimit, biznes ky familjar i familjes Mihalica në Prelez të Muhaxherëve të komunës së Ferizajt me pronarë bashkatdhetarin Gëzim Mihalica. Për të parë nga afër këtë biznes, doli drejtori …

Më shumë...

Komuna e Deçanit dhe NPL “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave kompanisë publike “Pastrimi” në Prishtinë

Me qëllim të bashkëpunimit të mirë dhe duke parë situatën dhe sfidat me të cilat përballet aktualisht kompania publike “Pastrimi” në Prishtinë, Komuna e Deçanit dhe Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena”, i dhuruan në shfrytëzim përkohësisht një kamion për grumbullimin e mbeturinave, në mënyrë që të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve për …

Më shumë...

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami priti në takim kryetarin e shoqatës së gjahtarëve “Shqiponja” Jusuf Idrizin

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Komunën e Ferizajt, Burim Bajrami priti në takim kryetarin e Shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja”, Jusuf Idrizi njëherit edhe menaxher i vendgjuetisë së përbashkët “Ferizaj”. Në këtë takim u diskutua për bashkërendimin e veprimeve pas situatës së krijuar në vend pas shfaqjes së …

Më shumë...

Fuqizimi i grave në biznes – një histori suksesi

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në komunën e Ferizajt, Balton Derguti, ka vizituar punën e dhjetë bizneseve në pronësi të grave të cilat janë përfituese të granteve nga kjo drejtori. Derguti ka vizituar personalisht secilën prej këtyre ndërmarrjeve progresive, duke dëshmuar drejtpërdrejt punën e jashtëzakonshme që po bëjnë. Gratë …

Më shumë...

Nis edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat“

Në prag të fillimit të edicionit të dytë të festivalit ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”, në Viti, është mbajtur tryeza e rrumbullakët “Iniciativat e festivaleve folklorike në Kosovë, nën logon e CIOFF-it”. Ku pjesëmarrës ishin ansamble dhe grupe folklorike nga shtetet e ndryshme që pritet të marrin pjesë në këtë festival …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit po vazhdon ndërmarrjen e masave të efiçiencës së energjisë në objektet shkollore

Komuna e Rahovecit po vazhdo ndërmarrjen e masave të efiçiencës së energjisë në objektin e Shfmu “Gëzim Hamza-Piktori”. Në këtë shkollë po bëhet izolimi i jashtëm i objektit dhe instalimi i ngrohjes qendrore, e cila tani e tutje do të bëhet me pompa termike.

Më shumë...

Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e USAID-it, në kuadër të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim përfaqësuesit e USAID-it, në kuadër të projektit “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Përgjatë takimit diskutuan raportin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2023. Komuna e Rahovecit ka shënuar progres të theksuar në fushat e caktuara, si: financa, prokurim publik, menaxhim …

Më shumë...

Në 25 vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori i kombit Hazir (Selman) Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës

Me aktivitete të ndryshme, në 25 vjetorin e rënies, është përkujtuar dëshmori i kombit Hazir Selman Kryeziu, nga fshati Bubavec i Komunës së Malishevës. Këto aktivitete janë organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Në përkujtim të rënies së dëshmorit, krahas familjarëve e bashkëluftëtarëve, morën pjesë …

Më shumë...