Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve të kombit, Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në kujtim të sakrificës sublime të tyre, për lirinë e Kosovës. Për …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Përpunuesit e drurit vlerësojnë vendimin e ministrit Shala për ndalimin e eksportit të masës drusore
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, kanë vizituar kompaninë e prodhimit të mobileve “Elnor” për të parë nga afër impaktin e vendimit të fundit që ndalon eksportin e masës drusore. Ministri Shala shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për prodhuesit vendor dhe bëri të …
Më shumë...Kosova prezantohet në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York 2019”
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe kompanitë kosovare nga sektori i Teknologjisë Informative po marrinë pjesë në konferencën botërore për inovacion dhe digjitalizim “Smart Cities New York”, që po mbahet në …
Më shumë...Makolli priti përfaqësuesit e shoqatës ,,Malteser” nga Gjermania
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, priti përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare nga Gjemania ,,Malteser”. Makolli i falënderoi ata për ndihmën e konsiderueshme që kjo shoqatë ka bërë në Kosovë për institucionet e kategorive të cenueshme, Institutin Special në Shtime dhe Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Ai u premtoi …
Më shumë...Me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies se dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës
Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, me homazhe dhe nderime u shënua 21-vjetori i rënies së dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës, i pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i OVL e UÇK-së Vajdin Berisha, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorit. …
Më shumë...Nënshkruhet Marrëveshje mes Komunës së Malishevës dhe Bashkësisë Islame në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mulla Xhevat Kryeziu, nënshkruan marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Malishevës. Kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për një shërbim …
Më shumë...MAPL renditë komunën e Deçanit në vendin e dytë në nivel vendi
Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u bë publikimi i “Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2018 dhe ndarja e shpërblimeve për Komunat”. Sipas këtij Raporti, komuna e Deçanit u rendit në vendin e dytë për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Ky çmim është dëshmi …
Më shumë...MKRS mbështet organizimin e tri kampeve për të rinj
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA). Nëpërmjet këtij memorandumi parashihet organizimi i tri kampeve për të rinj e nxënës të moshës 15-18 vjeç. Organizimi i këtyre kampeve planifikohet të mbahet …
Më shumë...Ministri Shala: Koha që problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare. Ministri shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga …
Më shumë...Njoftim për repelimin e kafshëve në Damanek dhe Turjakë
Në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e EHKK, të mërkurën më 15.05.2019, do të vazhdohet me fazën e dytë të repelimit të kafshëve në fshatrat Damanek dhe Turjakë të komunës së Malishevës. Luten pronarët, që ti mbajnë kafshët e mbyllura deri në përfundimin e repelimit.
Më shumë...Delegacioni amerikan i Lutjeve të Mëngjesit viziton Prekazin
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hultgren, të shoqëruar nga disa deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Të gjithë së bashku kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar i …
Më shumë...Ambasadori Kosnett viziton Deçanin, pritet nga kryetari Ramosaj
Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë më nënkryetarin Sami Cacaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett dhe bashkëshorten e tij Alison Kosnett. Për Ambasadorin Kosnett, kjo vizitë në Deçan ishte për tu njohur për së afërmi më zhvillimet në komunën, …
Më shumë...Në Malishevë u mbajt stërvitja me nxënës, për mbrojtje në rastet e tërmeteve
Në Malishevë, organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, është mbajtur stërvitja shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve. Në këtë stërvitje, kanë asistuar edhe zjarrfikësit, policia dhe …
Më shumë...Organizohet akademi Politike Shkencor për veprimtarin Ukshin Hoti
Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Komunës së Rahovecit, të enjten më datë 16 maj 2019, në ora 12:00, në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, do të mbahet akademi politike shkencore. Akademia mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” në …
Më shumë...“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e pesë shtëpive
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me udhëheqësin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit, Halil Kastratin, për ndërtimin edhe të pesë shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale dhe të cilat kanë kushte minimale banimi. Bazuar në marrëveshjen e …
Më shumë...Vazhdojnë rregullimet e rrugëve në territorin e komunës së Deçanit
Komuna e Deçanit po vazhdon me investime në infrastrukturën rrugore në tërë territorin e komunës, një ndër to është edhe riparimi i rrugës nga fshati Beleg, përmes fshatit Llukë e Epërme deri te Verrat e Llukës dhe shkolla e këtij fshati. Në këtë fshat brenda këtij viti edhe rrugët dytësore …
Më shumë...