Ministri Shala: Koha që problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zhvilluar një takim me ushtruesin e detyrës së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare. Ministri shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut. “Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo-tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona”, tha ministri Shala. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së ambasadorit Saliu shprehu gatishmërinë që të diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …