NBC: Amerika do t'i dërgojë në Kosovë për verifikim, afganët që dyshohet se kanë lidhje me grupet e talibanëve

Autoritetet në Uashington kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara

Autoritetet në Uashington kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”. Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik. Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …