Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi thotë se është vërtetuar se dosjet e dërguara në këtë organizatë janë të Speciales

Avokati i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi thotë se është vërtetuar se dosjet e dërguara në këtë organizatë janë të Speciales

Nga OVL e UÇK-së kanë folur pas takimit dhe “bastisjes” që kanë pasur nga zyrtarët e Speciales pas dosjeve që atje i la një person i panjohur. Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, tha se është vërtetuar se dosjet që kanë shkuar në OVL-UÇK janë dokumente të Speciales. Të njëjtat, i janë dorëzuar zyrtarëve të Speciales që sot kanë shkuar në zyret e OVL-UÇK-së. “Vërtetohet se këto janë dokumente të Speciales, sepse kjo është logoja e Speciales. Vërtetohet se këto dokumente janë të tyre edhe në herën e parë. Me Këshillen time, kryetari ka vendosur t’ua dorëzojë atyre. Meqenëse ata e kanë vërtetuar se ata janë dokumente të tyre”, ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …