Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, duke e porositur që të mos përzihet në çështje që nuk i takojnë, por të merret me problemet e shumta të shqiptarëve në Maqedoni. Ali Ahmetit nuk i takon të mësojë qytetarët e Drenasit se për këtë të votojnë, por duhet të punojë më shumë për çështjen shqiptare në Maqedoni. Ai duhet të merret me problemet e shqiptarëve në Maqedoni, lirimin e shokëve të tij që po të kalben burgjeve dhe të angazhohet maksimalisht për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, ka thënë mes tjerash Bajram Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …