Banda e Agon Myftarit e mbështetur nga klani i Jeton Nezirajt sulmon fizikisht aktorin Veton Osmani

Banda e Agon Myftarit e mbështetur nga klani i Jeton Nezirajt sulmon fizikisht aktorin Veton Osmani

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dënon ashpër sulmin fizik kundër aktorit të Trupës Rezidente të TKK-së, anëtarit të SHSTKK-se Veton Osmani. Në reagimin për medie thuhet se Osmani është sulmuar  nga udhëheqësi artistik në Teatrin Kombëtar  të Kosovës Agon Myftari në bashkëveprim me disa persona të tjerë, pjesë e këtij institucioni. “Mësymja fizike ndaj një aktori me vlera të lartë morale, njerëzore dhe profesionale, si Veton Osmani, është damkosje me kosto të pallogaritshme, për imazhin e këtij institucioni në publik, te cilën mund ta prodhojnë vetëm armiq të përbetuar të TKK-se, si Agon Myftari dhe banda e tij kriminalo-profitere, i cili me ardhjen e tij si udhëheqës artistik në TKK ka kurdisur  konkurs përmes  mentorit të tij Jeton Neziraj, (autori i filmit Ballkan bordel ku fyhet lufta e UÇK-së),  që fillimisht ka krijuar klanin kriminal rreth tij, të joshur me përfshirjen e përhershme në role të tyre, e në anën tjetër duke diferencuar aktorë me vlera të larta interpretative.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …