Pacolli

Behxhet Pacolli: Është e papranueshme, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të mos pritet në takim nga kryeministri, Albin Kurti

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se është e papranueshme, që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe të mos pritet në takim nga kryeministri,  Albin Kurti. Pacolli shkroi në Facebook se është “i shqetësuar se dikush në Kosovë po e denigron  figurën e Edi Rames”.  “Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre. Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përsëriti disa herë se “Kosova është shtet i pavarur. Kryeministër Rama, Kosova ka dinjitet dhe i di vlerat e tua, ka shkruar, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …