Brickos

Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Në 22-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ende nuk është vendosur drejtësia

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behxhet Pacoli, ka deklaruar  se 45 viktimat e masakrës së Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që ende refuzon ta sheh vetën në pasqyrë. Në 22-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka thënë se ende nuk është vendosur drejtësia. Ka ndodhur krimi, dihet edhe autori, por ende nuk ka ardhur dënimi, andaj drejtësia s’është vendosur. Përkundrazi, ekzekutuesit tentojnë të fshihen prapa pëlhurës së të moderuarit dhe sot udhëheqin me shtetin serb. Derisa ata refuzojnë të ballafaqohen me të vërtetën, na takon ne, siç na ka takuar gjithmonë, por tani më shumë se kurrë, të kërkojnë vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e përgjegjësve të kësaj mizorie. Sa vjen e rritet distanca kohore me 15 janarin e 1999-ës, rritet edhe obligimi ynë kombëtar të punojmë përtej të pamundurës që në përvjetorët e ardhshëm të mos kujtohet veç krimi, por dënimi i kriminelëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …