Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Në vendin më të varfër në rajon dhe Evropë, qytetarët e Kosovës paguajnë fatura si Belgjika e Luksemburgu

Kryetari i  Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke folur lidhur me shtrenjtimi të energjisë elektrike ka shkruar se kjo situatë është alarmante dhe se qytetarët janë duke paguar fatura të energjisë të barabarta me ato që i paguajnë shtetasit e Belgjikës dhe Luksemburgut. Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro. Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart. Tani  tregona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë.  Turp!”, ka shkruar Besnik Tahiri në përfundim të një  postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …