Instituti Shëndetësorë Publik i Kosovës ka bërë sërish thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen

Bie dukshëm interesimi për vaksinim kundër virusit korona

Nga të dhënat e institucioneve shëndetësore mësohet për rënie të dukshme të interesimit për vaksinim kundër virusit korona. Personel nga stafi i qendrave të vaksinimit kanë thënë se ka ditë gjatë të cilave numri i qytetarëve që vijnë për t’u vaksinuar është nën 10. Ata kanë thënë se kjo ulje e madhe e interesimit mund të jetë pasojë e uljes së madhe të rasteve të reja të të infektuarve me virusin korona. Personel nga stafi i qendrave të vaksinimit kanë thënë gjithashtu se ka ndodhur që ndonjë ditë të mos ketë asnjë qytetar të interesuar për të marr vaksinë kundër virusit korona.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …