KEK
Fillimi / Institucionet / Bilanci i sotëm me COVID në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

Bilanci i sotëm me COVID në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar nga IKSHKP, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Personi që ka ndërruar jetë sot, është I.Bytyqi (1932), nga fshati Kërvasari, i cili dje ishte konfirmuar se është i prekur me COVID-19, ndërsa rastet e reja të konfirmuara sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Damanek, dhe nga 1 rast në fshatrat Carallukë, Banjë, Ngucat, Llazicë dhe Bubavec. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 47 raste, ndërsa i vdekjeve është 10 raste. Deri më tani janë shëruar 98 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një tjetër është shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ...