Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Blerim Metaj: SHQIPËRIA

Ty Shqipëri ta puthi ballin,

T’i njoh plagët e ta di hallin,

T’i njoh dhimbjet që  kalove

T’i njoh trimat që burrërove,

Ty Shqipëri ta fali jetën,

Ta fali gjakun edhe veten,

Se për ty nuk më dhimbset jeta,

Nënë e jona e vërteta.

Ty flamur ta puthi syrin,

Askush s’ guxon të ta prek kufirin,

Sa tradhtari vjen e shkon,

Por, Shqipëria gjithmonë jeton,

Jeton Shqipëria sa të jetë bota,

Duron shtriga edhe korba,

Duron zuzarë edhe tradhtarë,

Duron hajdutë e hileqarë,

Duron shumë kjo sokoleshë

Duron besa edhe flakareshë,

Por, nuk duron dorën e dushmanit,

Besa – besë ka  Lidhjen e Bujanit,

Se sa të ketë këtu shqiptarë,

Nuk nëpërkëmbemi nga tradhtarë,

Sa të ketë  e Qiell e Tokë,

Rrezon Shqipëria sikur Diell,

Ndriçon Prishtina me Ulqinin,

Te Molla e Kuqe e kem kufirin

Jeton Tiranë, Shkup e Çamëri

Mal, fushë e det janë  Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Sadete Tërnava-Osmani: Në përvjetorin e tetë të babës (1947-2017) përkujtim me mall e dashuri

Falmë M’duket, M’bëhet M’ngjet Se rri i fjetun në sytë e mi Se rri zgjuar …