Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës. “Konsiderojmë që roli i saj, për këto katër vite e ka zbehur pozicionin e presidencës si institucion i rëndësishëm që do të duhej të përfaqësonte jo vetëm unitetin e popullit, por edhe do të duhej të kishte një rol të theksuar në politiken e jashtme. Çfarë kemi parë gjatë këtij viti kemi parë një zbehja totale të Kosovës në arenën ndërkombëtare, një Kosovë e cila është nënë sanksione ndërkombëtare. Jo vetëm dështimet të cilat i kemi parë gjatë kësaj kohë në afera të shumta korruptive në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e kemi parë që zëri i presidencës ka qenë absolutisht i heshtur për të ngritur zërin, qoftë në afera të shumta korruptive, me çështjen e energjisë elektrike, aferat që kanë qenë në Ministrinë e Mbrojtëse, por gjithsesi edhe në rolin e cila e ka marr që ta mbështes qeverinë Kurti” ka thënë në mes tjerash, deputetja, Blerta Deliu Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Wolfgang Petritsch: Roli i SHBA-së në Ballkan po tkurret, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë politik

Diplomati i shquar nga Austria, Uolfgang Petriç ka vlerësuar se roli i Shteteve të Bashkuara …