Blerta Deliu

Blerta Deliu-Kodra: PDK e ka mirëpritur vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 14 shkurt

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë që vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 14 shkurt, ka qenë i mirëpritur nga kjo parti. Ajo tha që Qeveria Hoti dhe Kurti janë të njëjta, pasi sipas saj, të dyjat kanë pasur premtime të mëdha, për një ‘Koalicion të Shpresës’ dhe çka kemi parë janë dështimi me pandeminë, me rimëkëmbjen, me izolimin më të madh që i është bërë Kosovës gjatë këtij viti. Sipas saj vendi asnjëherë nuk ka qenë në një pozicion më jo të favorshëm në raportet me miqtë dhe aleatët e saj. Deliu-Kodra ka komentuar edhe sondazhet e fundit ku ka theksuar se sondazhi më i mirë është vota e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …