AKP

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti mbledhjen e vet të rregullt ku shqyrtoi disa kërkesa

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt, ku u informua nga menaxhmenti i AKP-së lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën mujore 1 shtator – 30 shtator 2021. Bordi i Drejtorëve në këtë takim u informua lidhur me Raportin për Ofruesit e Shërbimeve si dhe Raportin për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e fondeve për kreditorët e Ndërmarrjeve Shoqërore për: PRN009 KB Bujqësia, PRZ039 Theranda, PRN044 Metal Holding. Gjithashtu bordi u informua  për raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim MIT004 Bujku-Skënderaj,MIT141 Konfekcioni,PRZ087 Kooperativa Bujqësore “Zoçishtë”Rahovec,PRZ091 Kooperativa Bujqësore “Opterushë-Rahovec.

Bordi gjithashtu shqyrtoi kërkesën e autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit  për NSh-të GJI018 K.B Morava Partesh dhe GJI059 N.Sh Jugoterm.

Kontrolloni gjithashtu

Tahir Ahmeti: Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues. Është ditë feste për këtë …