Bujar Osmani edhe një herë u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në njohje reciproke

Bujar Osmani edhe një herë u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në njohje reciproke

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i radhës në OSBE, Bujar Osmani në akademinë verore të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me te. Osmani edhe një herë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në njohje reciproke. Ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE”, ka thënë Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …