Dëshmorët

Xhevat Salih Shala (20.12.1971 – 25.9.1998)

Xhevat Salih Shala (20.12.1971 - 25.9.1998)

Fshati Kopiliq i Drenicës është i njohur qysh nga koha e Betejës së Kosovës e vitit 1389. Nga ky fshat ishte prijësi shqiptar i mesjetës, Milosh Nikollë Kopiliqi, i cili më 15 qershor të vitit 1389, depërtoi te tenda e Sulltan Muratit, të cilin e therri me hanxhar. Mbamendja e …

Më shumë...

Vesel Sejdi Muharremi (26.5.1956 – 24.9.1998)

Vesel Sejdi Muharremi (26.5.1956 – 24.9.1998)

Fshati Mikushnicë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha tre dëshmorë: Xhemshir Islamin, Njazi Zenunin dhe Vesel Muharremin. Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë më 28 nëntor të vitit 1997, kushtrimi i lisit gjashtënjakë të Likoshanit më 28 shkurt e më pas lufta dhe …

Më shumë...

Dr. Lec Bislim Leci (27.5.1954 – 24.9.1998)

Dr. Lec Bislim Leci (27.5.1954 – 24.9.1998)

Kur shpërthei lufta në Drenicë, në mesin e luftëtarëve të lirisë u radhitën edhe shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë, edhe pse Ushtria jonë Çlirimtare kishte nevojë shumë të madhe për këtë kuadër. Njëri ndër ata mjekë të rrallë të Drenicës, i cili pa hezitim iu bashkua, që në orët e …

Më shumë...

Agim Rrahim Ramadani (3.1.1960 – 24.9.1998)

Agim Rrahim Ramadani (3.1.1960 - 24.9.1998)

Fundi i shtatorit të vitit 1998 shoqërohej me një erë, me një  shi, me një  sqotë dhe me një fërfëllizë, që dukej se tetori i atij viti të Jasharëve, shpejtonte për ta zënë vendin e vet, e për t’i thënë asaj vjeshte të përgjakshme të Kosovës, se tash e kishte …

Më shumë...

Skënder Adem Alushani (25.7.1968 – 24.9.1998)

Skënder Adem Alushani (25.7.1968 - 24.9.1998)

Skënderi u lind më 25 gusht të vitit 1968. Shkollën fillore e kreu në Komaran. Ka  vazhduar shkollimin e mesëm në Drenas (ish-Gllogoc) në shkollën e mesme teknike-drejtimi i makinerisë. Në mungesë të kushteve të nevojshme ekzistenciale, Skënderi nuk ndoqi studimet por u detyra të .punojë me qëllim për ta …

Më shumë...

Muharrem Murat Misimi (9.4.1935 – 23.9.1998)

Muharrem Murat Misimi (9.4.1935 – 23.9.1998)

Heroi i kombit, Muharrem Murat Misimi, ka lindur me 9 prill në vitin 1935 në fshatin Prekaz i Epërm. Prindërit Murat e Shaha Misimi lindën e rriten shtatë fëmijë, katër djem e tri vajza: Ilazin, Uken, Ademin, Muharremin, Haven, Salen dhe Miradijen. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm, Muharremi e …

Më shumë...

Hamit Maliq Hyseni (6.7.1953 – 23.9.1998)

Hamit Maliq Hyseni (6.7.1953 - 23.9.1998)

Kur pushtuesi serb bëri gati t’i ngulë kthetrat edhe më tej në tokën arbërore të Kosovës e më gjerë, për ta sllavizuar në terësi, rinia shqiptare vendosi t’i bashkojë forcat e zemrat, armët dhe idealet për lirinë e saj me qëllimin e qartë e vendimtar për liri a vdekje. Në …

Më shumë...

Naim Brahim Haxhiu (26.9.1972 – 22.9.1998)

Naim Brahim Haxhiu (26.9.1972 – 22.9.1998)

Dëshmori i kombit, Naim Haxhiu u lind më 26 shator të vitit 1972 në fshatin, Tërnavc të Drenicës në një familje të ndershme, bujare dhe atdhetare që asnjëherë nuk është pajtuar më pushtuesit e kësaj toke arbërore. Duke qenë pinjoll i një trungu liridashës dhe atdhedashës ai do të radhitet, …

Më shumë...

Fehmi Muhamet Lladrovci (15.5.1956- 22.9.1998)

Fehmi Muhamet Lladrovci (15.5.1956- 22.9.1998)

Fehmi Lladrovci lindi më 15.5.1956 në fshatin Shkabë (ish-Gllanasellë) të komunës së Drenasit. Ishe i biri i Muhamet dhe Shefkie Lladrovcit. Ka qenë pjesëtar i një familjeje me tradita të shquara të ardhetarisë. Shkollën fillore e kreu në Dritan (ish- Dobrashec), të mesmen në shkollën teknike “19 Nëntori” -drejtimi i makinerisë-në Prishtinë, …

Më shumë...

Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)

Xhevë Avdyl Krasniqi – Lladrovci (1.6.1955 – 22.9.1998)

Xhevë Krasniqi-Lladrovci lindi më 1 qershor të vitit 1955 në fshatin Drenoc të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, paralele e ndarë në Kijevë, ndërsa studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, në degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Kishte absolvuar edhe …

Më shumë...

Mustafë Shaqir Shyti (10.10.1945 – 22.9.1998)

Mustafë Shaqir Shyti (10.10.1945 - 22.9.1998)

Në mesin e intelektualëve dhe veprimtarëve të mirënjohur, që u inkuadruan në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte edhe Mustafë Shyti, profesor, krijues dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare. Ai lindi më 10 tetor të vitit 1945 në fshatin Ashlan të Vushtrrisë në një familje me …

Më shumë...

Shefqet Sabit Zeka (8.8.1977 – 22.9.1998 )

Shefqet Sabit Zeka u lind me 8 gusht të vitit 1977 në Prishtinë. Mësimet e para  i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm në shkollën “Asim Vokshi”, ku shquhej për zgjuarsinë dhe përpjekjet e tij të ndihmojë shokët ne mësime dhe gjatë aktiviteteve jashtë mësimit. Mbas mbarimit te tetëvjeçares, vendosi të …

Më shumë...

Sadullah Selman Dibrani (25.10.1950 – 22.9.1998)

Sadullah Selman Dibrani (25.10.1950 - 22.9.1998)

Familja Dibrani nga Gradica e Drenicës, e cila në vitin 1963 ishte shpërngulur nga fshati dhe ishte vendosur, në Vaganicë afër Mitrovicës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 2 dëshmorë: Sadullah Selman Ademin dhe Avni Jetullah Selmanin. Edhe vëllezërit e familjarë të tjerë të kësaj vëllazërie  kishin …

Më shumë...

Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 – 22.9.1998)

Avni Jetullah Dibrani (14.2.1977 - 22.9.1998)

Familja Dibrani nga Gradica e Drenicës, e cila në vitin 1963 ishte shpërngulur nga fshati dhe ishte vendosur, në Vaganicë afër Mitrovicës, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dhënë 2 dëshmorë: Avni Jetullah Selmanin dhe Sadullah Selman Ademin. Edhe vëllezërit e familjarë të tjerë të kësaj vëllazërie  kishin …

Më shumë...

Murat Muharrem Haliti, 05.03. 1964 – 22. 09. 1998

Murat Muharrem Haliti, 05.03. 1964 – 22. 09. 1998

Drenica është djep i bujarisë e lirisë, atdhedashëse dhe trimërisë shqiptare. Në këtë trevë kanë lindur njerëz të mençur, trima të shquar e besnikë, të cilët, më veprimtarinë e tyre atdhetare, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Në kufirin në mes të fshatit Galicë, vendlindjes së trimit …

Më shumë...

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Shkëlzen Nijazi Krasniqi (16.4.1980 – 19.9.2000)

Pas përfundimit të aktiviteteve luftarake në Zonat Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një pjesë e mirë e djelmoshave të kësaj ushtrie, të Komandantit Legjendar Adem Jashari, vazhdoi veprimtarinë luftarake në formimin e instrumentit të forcës, i cili do të vepronte si Ushtri Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, e …

Më shumë...